Alush Mehmet Hoxha (20.9.1971 - 27.3.1999)

Alush Mehmet Hoxha (20.9.1971 – 27.3.1999)

Alush Mehmet Hoxha u lind më 20 shtator të vitit 1971, në fshatin Qëndresë ish Randobravë. Në fshatin e lindjes mbaroi shkollën fillore 8-vjeçare. Kushtet e rënda ekonomike si në shumicën e familjeve shqiptare që asokohe ishin në okupim, edhe Alushit nuk i mundësuan shkollimin e mëtejmë. U detyrua të punojë për të mbajtur familjen ekonomikisht. Ai mori pjesë në takime të fshehura që mbaheshin asokohe në Randobravë.
Veprimtaria atdhetare e Alush Hoxhës ka filluar në vitet 1992-1993 gjatë bisedave me Jetullah Kabashin, i cili ishte në Lëvizjen Popullore të Kosovës dhe udhëheqës i celulave të kohës. Meqenëse pozita e shqiptareve nën okupim ishte shumë e rëndë edhe në atë anë, populli liridashës organizonte protesta për të drejta liri e barazi. Në këto protesta e demonstrata ishte i pranishëm edhe Alush Hoxha, si në Prizren dhe vende të tjera. Në vitin 1996 shkoi në mërgim në Zvicër ku punonte punë të ndryshme për ta ndihmuar familjen në Kosovë. Pas dy vitesh qëndrimi atje, në Kosovë kishin filluar të organizoheshin grupet për çlirimin e vendit. Alushi nuk qëndroi më në Zvicër, por u kthye në vendlindje në vitin 1988. Ra në kontakt me luftëtarët e lirisë, fillimisht u inkuadrua në shtabin lokal në Randobravë dhe Drenoc.
Me 18 qershor të vitit 1998 u bë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku kishte komandant, Isuf Gashin e Hazer Shalën.
Vendoset në pikë të parë, në Randobravë dhe Drenoc të Zatriqit.
Alush Hoxha për herë të parë ndeshet në front në pikën e luftimeve në fshatin Zaçisht dhe Apterushë. Në luftimet e zhvilluara në vende të ndryshme, Alushi ishte me bashkëluftëtaret: Jetullah Kabashi, Zenel Veliu, Shqefqet Bajrami, Shaip Rexhepi, Luan Ferati, Burim Salihu, Veli Veliu, Rrustem Kryeziu, Driton Ferati, Idriz Behluli dhe shumë shokë të tjerë, ku mori pjesë në luftimet në fshatin Reti, Zaqisht, Opetrushë, Bellacerkë.
Në Randobravë, më 25 mars forcat serbe bombarduan familjen Pajaziti dhe i mbyten 7 anëtarë të familjes, gra e fëmijë, Alushi dhe Idriz Behluli u dolën në ndihmë dhe shpëtuan gruan e Naim Pajazitit. Gjatë kësaj kohe ai ka ndihmuar UCK-në, edhe në sigurimin e armatimit.
Alush Hoxha ishte pjesëtar i Brigadës 124, prej datës 25 shtator 1998 deri më 27 mars të vitit 1999.
Në atë ditë u zhvilluan luftime të përgjakshme mes luftëtareve tanë çlirimtarë dhe forcave policore ushtarake serbe. Gjatë luftimeve në fushën e nderit u përjetësua dëshmor, Alush Hoxha në Randobravë në vijën e frontit, ku ishte në detyrën e policit Ushtarak.
Në këto luftime kanë marrë pjesë komandanti i skuadrës, Shefqet Bajrami, komandant i Togut të Dytë, Zenel Veliu, komandant i kompanisë, Argjend Berisha, komandant i Batalionit Lulzim Krasniqi, komandant i Brigadës, Skënder Hoxha dhe shumë bashkëluftëtarë të tij.

Trupi i dëshmorit Alush Hoxha është rivarrosur me 26 mars të vitit 2009 tek varrezat e Dëshmoreve në Landovicë. Alushit i është ngritur përmendorja ne oborrin e shkollës, fshatin Randobravë bashkë me shokët e tij. Emri tij rrezaton në pllakën përkujtimore me emrat e dëshmorëve te Posta e Madhe, në Prizren. Është graduar nga Kuvendi Komunal me pllakë përkujtimore. Certifikatë i është ndarë edhe nga Agim Ceku dhe nga Enver Cikaqi. Në Prizren në lagjen Petrovë është rruga që mbanë emrin e Dëshmorit, Alush Hoxha. Për Dëshmorin janë botuar shkrime në librin e Nait Hasanit “Shtigjet e Lirisë”, pastaj në revistat e shkollës 22 Dëshmorët, revista “Zogu i Qëndresës.
Familja Hoxha lirisë së atdheut i dha edhe djalin e axhës, Eqrem Hoxha i cili ra në luftën e UCPMB-së, por ishte edhe luftëtar i dalluar i luftës çlirimtare në Kosovë.
Alush Hoxha ka qenë i martuar me Fiqerien, me të cilën lindën tre djem. Kur ra dëshmor. djemtë i la të vegjël: Valdrinin 5 vjeç, Bardhylin 2 vjeç e gjysmë dhe Altinin 7 muaj.
Alushi la pas babin, Mehmetin, nënë Hamiden, vëllezërit: Malushin, Beratin, Fidanin dhe motrat Nashiden dhe Gjylferinë. (Bardhyl Hoxha.)

Kontrolloni gjithashtu

Feriz Faik Guri (2.7.1970 – 22.4.1999)

Feriz Faik Guri (2.7.1970 – 22.4.1999)

Feriz Guri u lind më 2 korrik të vitit1970 në fshatin Nikaj të komunës së …