leoni

Xhavit Haxhi Gashi (15.5.1965 – 27.3.1999)

Xhavit Haxhi Gashi (15.5.1965 – 27.3.1999)

Drenica si gjithmonë ka qenë djep në të cilin janë përkundur trimat. Një ndër ta syshqiponjë ka qenë edhe heroi i kombit, Xhavit Gashi. Ai ka lindur në fshatin Kryshec të Drenicës, më 15 maj të vitit 1965 në një familje bujare, atdhetare të ndershme dhe punëtore.
Prindërit Haxhi dhe Ajshe Gashi (Dobra) lindën dhe rritën më përkushtimin më të madh përkundër sfidave dhe peripecive të kohës gjashtë bijë e bija: Xhavitin Ismajlin, Rabishen, Bukurijen, Nurijen dhe Shemsien. Xhaviti shkollimin fillore kreu në vendlindje ndërsa të mesmen në Skenderaj në drejtimin e Tregtisë. Për ngritjen e ekonomisë dhe mirëqenies familjare ai është marr me tregti punë të cilën e ka bërë më shumë nder e përgjegjësi të madhe duke i pasur parasysh rrethanat e viteve të 80-ta dhe 90-ta të cilat kanë qenë të rënduara për të gjithë shqiptarët e Kosovës.
Kurse veprimtaria e mëhershme atdhetare e tij zë fill më pjesëmarrjen në demonstratat e vitit 1981 si dhe vitet pasuese, ka marrë pjesë në ballë të çdo demonstrate të organizuar në Prishtinë, Skenderaj, Drenas, Mitrovicë e në qytete të tjera.
Në fillim të viteve të 90-ta ai bie në kontakt dhe krijon afërsi e besnikëri më Komandantin Legjendar, Adem Jashari, i cili veçse e kishte filluar përgatitjet intensive për luftë të armatosur në Kosovë se bashku më vëllain e tij Hamzën dhe shokët e idealit.
Pastaj Xhaviti vë kontakte edhe me Fehmi Lladrofcin, Ilaz Dergutin, Ahmet Zabelin dhe Malush Ahmetin. Madje ishte pjesëmarrës në disa prej aksioneve kundër pushtuesit serb si, në Skenderaj dhe në Drenas.
Pasi serbët i bien në gjurmë aktivitetit të tij atdhetar, ai ishte venë në shënjestër të armikut dhe ishte i përndjekur por nuk u kishte renë në dorë asnjëherë sepse thoshte i gjallë në dorë armikut nuk bie.

Kështu që pjesë e grupit themelues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ai ishte bërë qysh në vitin 1992. Ai ka qenë i vendosur në pikën e luftës, në fshatin Prekaz ndërsa ka qenë i kujdesshëm për armët të cilat i ka ruajtur deri në shpërthimin e luftës madje edhe kishe furnizuar luftëtarë të tjerë që kishin shprehur dëshirën për tu bashkuar në luftën për çlirimin e atdheut.
Xhavit Gashi ka marrë pjesë në stërvitjet ushtarake në Rrafshnaltën e Drenicës në fshatin Berishës. Pjesëtari i Brigadës 113 “Mujë Krasniqi” dëshmori i kombit Xhavit Gashi ka marrë pjesë në shumë beteja e luftime si ajo në Berishë, Shalë të Drenicës, kryeshec, Llaushë, Rezallë, Likoshan Qirez e gjetkë.

Më 27 mars të vitit 1999 ka rënë heroikisht, në një luftë të ashpër dhe frontale përballë forcave gjakatare serbe duke bërë përpjekje për t’u dalë në ndihmë bashkë luftëtarëve. Atë ditë ka qenë duke i prirë kolonës kur ka renë dëshmor, tek Tjegullorja në Skenderaj.
Në momentin e rënies ka qenë komandat togu si dhe i ngarkuar më armën më të rend të këmbësorisë së së luftës, me pushka-mitraloz.

Trupi i dëshmorit Xhavit Gashi pushon përjetësisht në Kompleksin e Dëshmorëve, në Marinë. Ai ka qenë i gjatë 1.90 cm dhe ka pasur shpirt atdhetar e luftarak. Një shtatore i është ngritur në fshatin e tij të lindjes. Pas ia ka lënë bashkëshorten, Flurijen, bijën Vlorën dhe djemtë: Gëzimin, Valonin e Valmirin.
Djali i tij Valmiri ka vdekur pas luftës si shkak i vuajtjeve dhe ftohjes së marr nga lufta. Kryetari i republikës së Kosovës, Hashim Thaçi Thaçi në ditët e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në vitin 2017 e ka dekoruar me urdhrin Hero i Kosovës. (L. D.)

Kontrolloni gjithashtu

Arsim Nazmi Muzaqi (13.11.1978 – 26.4.1999)

Arsim Nazmi Muzaqi (13.11.1978 – 26.4.1999)

Në familjen Muzaqi, në Vushtrri, më 13 nëntor të vitit 1978 u lind, Arsim Muzaqi. …