Nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit në mes të Arkivave të Kosovës dhe Maqedonisë

Me 14 maj 2018 në Prishtinë, në ambientet e ASHAK-së u nënshkrua ripërtrirja e Marrëveshjes së Bashkëpunimit në mes të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës dhe Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë. Ripërtrirjen e Marrëveshjes së Bashkëpunimit e nënshkruan Kryeshefi Ekzekutiv i ASHAK-së Ramë Manaj dhe Drejtori i Arkivit Shtetëror të Maqedonisë Kiril Petrov. Pasi që, ASHAK është nën ombrellën e MKRS-së, për të nderuar dhe përkrahur këtë eveniment përfaqësues nga MKRS ishte Xhevat Bajrami, drejtor i Departamentit të Rinisë, i cili me një fjalë rasti përshëndeti të pranishmit si dhe uroi të dy institucionet për nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit. Të dy udhëheqësit e institucioneve arkivore me këtë rast shprehën gatishmërinë se ky bashkëpunim do të jetë në nivelin më të lartë zyrtar me zotimin e të dyja palëve që do ti përkrahin, mbështesin, promovojnë dhe realizojnë aktivitetet e njëra tjetrës në fushën e arkivistikës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti nderohet me çmimin për lidership nga Kolegji Universum

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti është pritur sot në një takim nga përfaqësues …