Zëvendësministri i Mbrojtjes në detyrë, Burim Ramadani, priti në takim ambasadorin e Turqisë Çagri Sakar

Zëvendësministri i Mbrojtjes në detyrë, Burim Ramadani, priti në takim ambasadorin e Turqisë Çagri Sakar

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka pritur sot në Ministrinë e Mbrojtjes Ambasadorin e Republikës së Turqisë  në Kosovë Çağrı Sakar, me të cilin u bisedua për zhvillimet e përgjithshme aktuale në Kosovë dhe mbi raportet mes dy shteteve partnere. Ai tha se në zhvillimin e përgjithshëm në Kosovë, sikurse edhe në rrugën tonë veri-atlantike, mbështetja e Turqisë është e rëndësishme. “Kosova është e përkushtuar në zhvillimin e gjithmbarshëm, avancimin e rrugës së saj drejt integrimeve në NATO-s dhe prosperitetin e të gjithë qytetarëve të saj pa dallime”, tha zëvendësministri Ramadani. Nga ana e tij, Ambasadorin turk në Kosovë Çağrı Sakar vlerësoi bashkëpunimin me Kosovën në fusha të ndryshme, duke theksuar vazhdimin e mbështetjes për Kosovën nga ana e Republikës së Turqisë.

Kontrolloni gjithashtu

Limaj me videomesazh: Bashkë do ta tejkalojmë rrethimin politik dhe do të rikthehemi në Kuvend

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka publikuar një videomesazh në rrjetet sociale, ku u …