ZËVENDËSMINISTRJA BURBUQE DEVA-BAKIJA DHE DREJTORI I INSTITUTIT PËR PLANIFIKIM HAPËSINOR LUAN NUSHI VIZITUAN KOMUNËN E JUNIKUT

Komunën e Junikut e kanë vizituar Zëvendësministrja e Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit Burbuqe Deva-Bakija dhe drejtori i Institutit për Planifikim Hapësinor Luan Nushi, të cilët u priten nga kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi i cili i njoftoj për zhvillimet dhe planifikimet në nivel lokal dhe avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në sferën e planifikimit dhe strategjive zhvillimore e mjedisore. Të dy palët u dakorduan që planifikimi në nivel lokal dhe atë nacional kërkon koordinim në mënyrë që të realizohen objektivat në përputhje me Ligjet dhe Rregulloret në fuqi.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …