Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian bëri homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, pasi vizitoi Xhaminë në fshatin Zabel i Ulët në komunën e Drenasit, ka vizituar kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Në kompleksin memorial “Adem Jashari”, Wieland së bashku me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, kryetarin e Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë homazhe pranë varrezave. Pas homazheve kanë vizituar edhe hapësirat tjera brenda Kompleksit, afër Kullës së rezistencës së Familjes Jashari, ku ciceroni zyrtar ka treguar pjesë të historisë së luftës së Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe anëtarëve tjerë të Familjes. Mikut tonë, në fund të vizitës në Prekaz, kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, i ka dhuruar një libër me shënime historike të Adem Jasharit, në gjuhën gjermane.

Kontrolloni gjithashtu

U MBAJT TAKIMI I GRUPIT PUNUES PËR PLOTËSIM-NDRYSHIMIN E STATUTIT TË KOMUNËS SË RAHOVECIT

Në Rahovec u mbajt takimi i Grupit Punues për plotësim-ndryshimin e Statutit të Komunës së …