Day three of the Bloomberg London School of Economics European City Leadership Initiative Mayors program takes place in London, Tuesday, October 6, 2026.

Kryetari Rama i bashkohet Iniciativës Evropiane për Udhëheqjen e Qyteteve Bloomberg LSE

Kryetari i komunës së Prishtinës. z. Përparim Rama përmes një postimi në facebook ka njoftuar se është përzgjedhur t’i bashkohet iniciativës  Evropiane për udhëheqjen e qyeteteve Bloomberg LSE.

“Si Kryetar i Kryeqytetit, besoj se një qeverisje që mendon përpara mund t’i zgjidhë sfidat me ide të reja dhe të sjellë ndryshimet që qytetarët i presin.

Jam i nderuar që jam përzgjedhur t’i bashkohem Iniciativës Evropiane për Udhëheqjen e Qyteteve Bloomberg LSE.

Krahas kryetarëve të tjerë dhe ekspertëve të fushës nga Bloomberg Philanthropies, The London School of Economics and Political Science – LSE dhe Hertie School, do të diskutojmë qasje e strategji që mund t’i zbatojmë menjëherë në punën tonë, për të sjellë rezultate konkrete për qytetarët”, ka shkruar kryetari Përparim Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt, me rastin e shënimit të festave të 28 Nëntorit, organizon një sërë aktivitetesh kulturore, përkujtimore dhe festive

Komuna e Skenderajt, me rastin e shënimit të festave të 28 Nëntorit, organizon një sërë …