Presidenca ende s’e ka pranuar Ligjin për Specialen

Presidenca nuk e ka pranuar ende Ligjin për Dhomat e Specializuara. Kështu ka konfirmuar për Klan Kosova, këshilltari për media i Zyrës së Presidentes, Bekim Kupina.

Ai bëri të ditur se sipas procedurës, Kuvendi e dërgon ligjin e ndryshuar te Presidentja vetëm pas mbylljes së afatit tetëditor për kontestim në Gjykatën Kushtetuese, pra deri më 15 tetor.

“Sipas procedurës, Kuvendi e dërgon te Presidentja vetëm pas mbylljes së afatit 8-ditor për kontestim në Gjykatën Kushtetuese, deri më 15 tetor. Pastaj presidentja Shiroka-Pula i ka në dispozicion 8 ditë për të ndërmarrë veprime”, tha Kupina për Klan Kosova.

 

Kontrolloni gjithashtu

Sadik Halitjaha kritikon institucionet pas vizitës së Daçiqit në Prizren

Ish komandanti i UÇK-së, Sadik Halitjaha ka reaguar ndaj vizitës së Ivica Daçiqit në Prizren, …