Çitaku takon senatorët amerikanë, rithekson rëndësinë e rifillimit të Dialogut Strategjik

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, është takuar sot në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, me senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin, me të cilët kanë diskutuar për raportet e veçanta SHBA – Kosovë dhe rëndësinë e rifillimit të Dialogut Strategjik mes dy vendeve tona.

Çitaku ka thënë se SHBA-ja ka qenë pranë nesh në momentet vendimtare të përpjekjeve për liri dhe pavarësi.

“Bashkë duam ta vazhdojmë rrugëtimin drejt një Kosove më të sigurt, më të zhvilluar dhe, shpresoj, së shpejti pjesë të familjes euroatlantike. UÇK-ja dhe NATO-ja u bënë bashkë për lirinë e Kosovës dhe për ta ndalur regjimin gjenocidal të Serbisë. Ky bashkim shpëtoi jetë dhe i hapi Kosovës rrugën drejt një të ardhmeje të lirë e shpresëdhënëse. Lufta e popullit tonë ishte e drejtë, e pashmangshme dhe çlirimtare. Paraqitja e saj si ‘ndërmarrje e përbashkët kriminale’ cenon të vërtetën e asaj që mbrojtëm bashkë. Këtë të vërtetë do ta mbrojmë gjithmonë, me krenari, vendosmëri dhe argumente. Mirënjohje SHBA-së dhe senatorëve për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën, edhe në kohët kur kjo kërkon më shumë angazhim, vetëmohim e vendosmëri”, ka thënë pas takimit, Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku.

 

Kontrolloni gjithashtu

Sadik Halitjaha kritikon institucionet pas vizitës së Daçiqit në Prizren

Ish komandanti i UÇK-së, Sadik Halitjaha ka reaguar ndaj vizitës së Ivica Daçiqit në Prizren, …