Zëvendëssekretarja e NATO-s: Dialogu Kosovë–Serbi është çelësi për stabilitetin në rajon

Radmila Shekerinska, Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, ka folur për situatën në Kosovë dhe rolin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, duke theksuar se ky proces është thelbësor për trajtimin e çështjeve të ndjeshme rajonale. Sipas saj, NATO i ka bërë thirrje të dyja palëve të angazhohen më intensivisht në dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian, duke nënvizuar se fokusimi në dialog është më efektiv sesa komentimi i deklaratave politike. “Si një aleancë shumë e fuqishme politike dhe ushtarake, ne përpiqemi të përmbahemi nga komentimi i deklaratave të politikanëve. Jemi të pranishëm dhe mbështesim misionet e KFOR-it sepse siguria në rajon është thelbësore. Ajo ndikon jo vetëm në vendet e rajonit dhe qytetarët, por edhe në stabilitetin e aleancës. Jemi aty për të garantuar sigurinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes së tyre,” tha Shekerinska.  “Ne kemi kërkuar Beogradit dhe Prishtinës të angazhohen më shumë në dialogun e udhëhequr nga BE-ja. Kjo është receta – në vend të komentimit të deklaratave, thelbësore është të angazhohemi në një dialog që trajton çështjet e vështira dhe të sigurohemi që të gjitha marrëveshjet e mëparshme të respektohen dhe zbatohen,” u shpreh numri dy i NATO-s. Shekerinska nënvizoi se angazhimi i dyanshëm në dialog është vendimtar për ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor.

Kontrolloni gjithashtu

Sot pritet të përmbyllet rinumërimit të vendvotimeve dhe vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura jashtë vendit

Arbër Jashari: Manipulimi i votave të hetohet deri te urdhërdhënësit, jo vetëm te numëruesit

Pas mospërputhjeve të mëdha të zbuluara nga rinumërimi i votave në disa komuna, avokati Arbër …