Zhbogar: Nuk do të themelohet Asociacioni serb deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Shefi i Zyrës për BE-në në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka deklaruar për mediet se Bashkimi Evropian e ka pranuar faktin që nuk do të merret asnjë hap drejt themelimit të Asociacionit deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Dërgimin e marrëveshjes në Kushtetuese nga presidentja, sipas tij BE-ja e ka parë si përpjekje për të ndihmuar në gjetjen e zgjidhjes për krizën aktuale.


Zhbogar konsideron që bllokada në Kuvend nga partitë e opozitës nuk bëhet për shkak të marrëveshjeve me Serbinë për Asociacionin dhe të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, por për shkaqe të tjera. Ai ka folur sidomos  për  rrezikun që i kanoset Kosovës e rajonit nga terrorizmi dhe ekstremizmi islamik.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …