Zhvillohen aktivitete kulturore të Shoqatës Rajonale "Muzat e Alpeve 2019" Tivar, Lezhë dhe Prizren

Zhvillohen aktivitete kulturore të Shoqatës Rajonale “Muzat e Alpeve 2019” Tivar, Lezhë dhe Prizren

Çmimi “TEUTA, i dha akademikut, Zuvdija Hoxhiq Berisha

Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve “TEUTA”, me mbështetjen e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Republikës së Kosovës, Bashkisë së Lezhës, Komunës së Tivarit, Komunës së Prizrenit s dhe të Komunës së Pejës, me 29, 30 dhe 31 gusht 2019, në Tivar, Kukës dhe në Prizren organizon edicionin e 7-të të Manifestimit Letrar Trekufitar: “Muzat e Alpeve 2019”.

Hapja e manifestimit bëhet me 29 gusht 2019, në orën 18-të, në Tivar, me promovimin e antologjisë “Muzat e Alpeve/Alpske Muze”-krijimtari e përzgjedhur e të 5 laureatëve të Cmimit për Vepër Jetësore“TEUTA”(2013/2017), vazhdon me promovimin e librit : “Unë, biri yt besnik dhe poeti/ Ja, tvoj vjerni sin i tvoj poeta” si dhe dokumentarin “Popullit tim/Mome narodu”, me autor Zuvdija Hogjiq – Berisha, kushtuar poetit Esad Mekuli. Ndërsa, përmbyllet me promovimin e poemës dramatike “Gjergj Kastrioti Skenderbeu/ Djerdj Kastriot Skenderbeg”, përkthyer në gjuhën malazeze, me autor Xhevat Limani.

Në ditën e dytë, me 30 korrik 2019, “Muzat e Alpeve” vazhdojnë aktivitetet në Lezhë, në  orën 18-të, me promovimin e antologjisë ”MUZAT E ALPEVE/ALPSKE MUZE”-Cmimi/Nagrada “TEUTA” I, monologun “Porosia e Skederbeut” deklamaur nga Xhevat Limani si dhe vazhdon me mbrëmjen poetike “TEUTA”për Visar Zhitin”.

Dita e tretë mbahet me 31 gusht 2019, në Prizren, në orën a 12-të, me c’rast promovohet antologjia “Muzat e Alpeve/Alpske Muze” si dhe shfaqet rezymeja e rrugëtimit të karvanit tonë në Gjakovë, Ulqin dhe Krujë me 2018. Ndërsa, manifestimi përmbyllet me ndarjen e Cmimit për Vepër Jetësore “TEUTA” akademikut Zuvdija Hoxhiq – Berisha, I cili radhitet nder laureatët paraprak nga Kosova, Mali I Zi dhe Shqipëria: Jevrem Berkoviq(Rugovë,2013, Dritëro Agolli(Rizon,2014), Ramiz Kelmendi(Bajram Curr, 2015), Mirash Martinoviq (Junik,2016), Moikom Zeqo(Tuz,2017) dhe Nazmi Rrahmani(Krujë,2018).

Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve “TEUTA” deri më tani ka ndaluar me aktivitetet e saj, në: Pejë, Kotorr, Rugovë, Bukuresht, Rozhajë, Decan, Plavë-Guci, Junik, Bajram Curr, Istog, Shkodër, Tuz, Gjakovë, Ulqin dhe Krujë. Ndërsa, është hartuese dhe implementuese e projektit “Shkrimtarët lobojnë për Kosovën”, në Rumani- njëri ndër të 5 shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur ende shtetësinë e Kosovës.

Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve

“TEUTA”

Kontrolloni gjithashtu

Kandidati për kryetar të Maqedonisë, Bujar Osmani, ka prezantuar platformën prej 10 pikave për zgjedhjet e 24 prillit

Bujar Osmani flet për përkrahjen e Albin Kurtit dhe rrëzimin e Taravarit në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë

Kandidati për kryetar në Maqedoninë e Veriut,  Bujar Osmani shpreh shqetësimin për ndërhyrjen e kryeministrit …