ZJARRË NË PARKUN MORONICA NË JUNIK

Komuna e Junikut në këtë kohë pandemie është përballur me zjarr në Parkun Moronica. Pakujdesia qytetare ka ndikuar që parku i Junikut të përfshihet nga zjarri, ku fal intervenimit të shpejtë nga ekipi i Zjarrfikësve zjarri është lokalizuar për të shpresuar që një akt i tillë të mos përsëritet, pasi që përhapja e zjarreve në këtë kohë është vështir e menaxhueshme dhe pasojat mund të jenë të paparashikueshme. Komuna e Junikut apelon tek qytetarët që të tregojnë kujdes dhe të konsultojnë rregulloret dhe organet komunale para trajtimit të mbetjeve të ndryshme dhe assesi të mos ndezin zjarr në male apo hamullore, pasi që kështu po rrezikoni jetën e qytetarëve, mjedisin, ajrin dhe pronat. Komuna e Junikut falënderon ekipet e Zjarrfikësve, Stacionin Policor dhe qytetarët e Junikut në ndihmën për lokalizimin e shpejtë të zjarrit dhe minimalizimin e dëmit ndaj mjedisit.

Kujdesu për vetën dhe të tjerët!

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …