Zjarret në komunën e Junikut

Njësia e zjarrfikësve të komunës së Junikut, falë teknologjisë të cilën e posedojnë dhe gatishmërisë se tyre për shuarjen e zjarrit, në bashkëpunim me qytetar të ndryshëm të Junikut, kanë lokalizuar zjarrin ne parkun e bukur të komunës së Junikut “Moronica“.

Të nderuar qytetare, ditëve të fundit jemi dëshmitar të temperaturave të larta që po mbretërojnë në vendin tonë. Komuna jonë për fat të mirë është e rrethuar me natyre te bukur, pyje dhe parqe të bukura malore. Andaj kur vizitoni këto vende të bukur kujdesuni që pas mbarimit të piknikut tuajin të keni lënë vendin e sigurt.

Gjithashtu qytetare te nderuar ne rast se shihni ndonjë tym apo ndonjë zjarr të dyshimtë ju lutem mos hezitoni te lajmëroni njësinë e zjarrfikësve të komunë së junikut në numrat e telefoni 038 370 567 , +386 49 760 267 , +377 44 253 321. Thuhet në komunikatën e komunës së Junikut drejtuar qytetarëve të sajë.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …