“Zona Park” ka vazhduar me dezinfektimin e shtëpive të banimit të personave të prekur me COVID-19 në Malishevë

Kompania e specializuar për dezinfektim “Zona Park”, në kuadër të realizimit të projektit të tyre humanitar, ka vazhduar me dezinfektimin e objekteve të banimit të personave të prekur me COVID-19, në territorin e Komunës së Malishevës, si dhe të objekteve tjera me rëndësi. Kjo ishte dita e tretë që kjo kompani është duke bërë dezinfektim në Malishevë. Sot janë dezinfektuar tri shtëpi banimi të personave të prekur, një ordinancë, objekti i komunës, i zjarrfikësve dhe një depo që përdoret për grumbullimin e ndihmave humanitare. Përndryshe, kompania “Zona Park” me seli në Prizren, është duke realizuar një projekt humanitar, në kuadër të luftimit të pandemisë COVID-19, për dezinfektimin e shtëpive dhe hapësirave të personave të prekur, në territoret e komunave të Malishevës, Prizrenit dhe Rahovecit, në vlerë prej 50 mijë eurove nga buxheti i kompanisë.

Kontrolloni gjithashtu

Në Sllatinë të Epërme të Vitisë u përkujtua dëshmori Njazi Rexhepi dhe u shënua dita e shkollës

Sot, në Sllatinë të Epërme të Vitisë, u shënua dita e shkollës dhe u përkujtua …