Zv.kryetari Aliu priti në takim përfaqësues të Këshillit të  Bizneseve të Rajonit të Gjilanit (GRBC)

Zëvendëskryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ka pritur në takim përfaqësues nga Këshilli i Bizneseve të Rajonit të Gjilanit (GRBC), në krye me Arsim Vranovcin. Në këtë takim ai është njoftuar nga rreth themelimit të këtij këshilli që pritet të mbahet në muajin maj.  Vranovci gjithashtu ka njoftuar zëvendëskryetari Aliu, mbi punën e tyre duke potencuar se deri me tani në GRBC janë anëtarësuar mbi 800 biznese nga rajoni i Gjilanit,  konkretisht nga komunat  Gjilan, Kamenicë, Viti dhe Novobërdë. Ai ka ftuar edhe përfaqësuesit e komunë së Vitisë, që të jenë pjesë e ceremonisë së themelimit të këtij këshilli. Ndërkaq zëvendëskryetari Aliu, e njoftoj atë lidhur me zhvillimet e gjithëmbarshme në komunën e Vitisë, potencialet për investime dhe punës së institucioneve komunale në zhvillimin e kësaj komune.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …