Brickos

Pensionistët

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm, ka gjetur shkelje të mëdha për mënyrën e ndarjes së mjeteve për skemat pensionale

Menaxhimi i skemave pensionale vazhdon të mbetet sfidë për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Ministria gjatë vitit të kaluar ka arritur marrëveshje me disa institucione për shkëmbim informatash rreth përfituesve të skemave sociale dhe atyre pensionale, megjithatë Zyra e Auditorit të Përgjithshëm, ka gjetur shkelje të mëdha për mënyrën e ndarjes së mjeteve për skemat pensionale. ZAP ka gjetur se ministria ka realizuar pagesa të pensioneve për personat e vdekur. Sipas rregullave, pensionet duhet të ndalen pas vdekjes së përfituesit. Totali i pensioneve të paguara pas vdekjes së përfituesve arrin vlerën prej 801,723 euro. Prej tyre, 199,194 euro janë paguar në 2015 për përfituesit që kishin vdekur në 2014 e më herët. Në mesin e këtyre pagesave, kishte raste kur pensionet ishin paguar deri në 11 muaj pas vdekjes së përfituesve. Po ashtu, ekzistojnë raste të përfitimit të pensioneve nga persona të cilët realizojnë të ardhura personale.

Kjo ka ndodhur gjatë nëntë muajve të parë të vitit, derisa pas shtatorit 2015, gjendja lidhur me ndihmat sociale ka ndryshuar dukshëm, pasi që MPMS ka filluar bashkëpunimin për krahasimin e shënimeve me Administratën Tatimore të Kosovës (ATK). Parregullsi, ZAP ka gjetur edh tek rastet ku persona të njëjtë ishin përfitues në më shumë se në një skemë pensionale. Kjo ka ndodhur si rezultat i mungesës së komunikimit ndërmjet databazave të brendshme të ministrisë dhe mungesës së një softueri të integruar që përfshin të gjitha skemat pensionale. ZAP ka gjetur parregullsi edhe me  pagesën e pensioneve të veteranëve. Me ligjin 04/L-261 për veteranët e luftës së UÇK-së, përcaktohet kompensimi për këtë kategori në vlerë 170 euro për muaj.

Nga muaji shtator 2015, MPMS kishte kryer pagesa në vlerë prej 5,413,190 euro. ZAP ka vërejtur që për disa veteran pensionet janë paguar në mënyrë retroaktive dhe për 6,474 veteranë të tjerë jo. Në ketë ka ndikuar mos qartësimi i ligjit përkatës i cili nuk e specifikon nëse duhet apo jo të paguhen pensionet në mënyrë retroaktive. Diferenca ndërmjet shumës së paguar, sipas ZAP-së, dhe asaj që do të duhej të paguhet në rast se për të gjithë do të vlente pagesa në mënyrë retroaktive ishte 1,394,824 euro. Hezitimi për të mos i paguar këto pensione në mënyrë retroaktive, ndër të tjera ka ardhur edhe si rezultat i mungesës së buxhetit pas shkurtimeve buxhetore nga ana e qeverisë

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …