Zyra e BE-së i bën thirrje Qeverisë së Kosovës që të ri-shqyrtojë vendimin e ri për të taksuar brendet ndërkombëtare

Zyra e BE-së i bën thirrje Qeverisë së Kosovës që të ri-shqyrtojë vendimin e ri për të taksuar brendet ndërkombëtare

Zyra e BE-së në Prishtinë, i ka bërë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës që të ri-shqyrtojë vendimin e ri, sipas të cilit edhe brendet e njohura ndërkombëtare të cilat futen nga Serbia në Kosovë, do të taksohen 100 për qind. Sipas tyre vendosja e këtyre tarifa nuk i kontribuon fqinjësisë së mirë në rajon dhe bie në kundërshtim me marrëveshjet dhe angazhimet që ka marrë Kosova. Zyra e BE-së i bënë thirrje Qeverisë së Kosovës që të rishqyrtojë vendimin dhe të revokojë taksën. Ndërkohë është bërë thirrje që edhe Kosova por edhe Serbia të përmbahen nga veprimet të cilat do të binte në kundërshtim me thirrjen e BE-së për bashkëpunim rajonal.

Kontrolloni gjithashtu

SHBA i vë Evropës afat: Merrni përsipër mbrojtjen konvencionale të NATO-s deri më 2027

Shtetet e Bashkuara po kërkojnë që Evropa të marrë përgjegjësinë kryesore për kapacitetet konvencionale të …