leoni

Zyrtar nga UNDP u pritën në takim nga kryetari Idriz Vehapi

Të martën, kryetari i Komunës së Rahovecit z.Idriz Vehapi, ka pritur në takim zyrtar nga UNDP-ja, në këtë takim u bisedua për projektin “Ngritjen e Besimit përmes  Mbrojtjes  Kulturore në Kosovë”.

Alexandra Meierhans, zyrtare në UNDP tha se jemi këtu që të ju informojmë në lidhje me projektin i cili ka të bëjë me “Ngritjen e Besimit përmes  Mbrojtjes Kulturore në Kosovë”. Deri te realizimi i këtij projekti,  Komuna e Rahovecit duhet të shpreh interesimin për këtë projekt e më pastaj të aplikohet për të fituar realizimin e këtij projekti.

Kryetari Vehapi, falënderoi zyrtarët nga UNDP, për vizitën e bërë dhe për interesimin e tyre për realizimin e projektit “Ngritjen e Besimit përmes  Mbrojtës Kulturore në Kosovë”  dhe tha se  jemi të interesuar që të bashkëpunojmë në lidhje me realizimin e këtij projekti i cili është i një rëndësie të veçantë për banorët e Komunës së Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …