leoni

Zyrtarë nga Socio-Projekti qëndruan në Komunën e Hanit të Elezit 

Zyrtarë nga Socio-Projekti qëndruan në Komunën e Hanit të Elezit për të prezentuar Skemën e Granteve “Gratë në Biznes dhe Ndërmarrësit e Rinjë”. Aplikantët e pranueshëm në këtë skemë do të janë gratë 18 – 65 vjeç dhe vajzat 18 – 35 vjeç, të interesuara për të krijuar bizneset e tyre të reja. Në fazën e parë, Projekti do të pranojë vetëm pyetësorë të plotësuar nga individë të interesuar, ku ata do të përshkruajnë idetë e tyre të biznesit. Zyrtarët nga Socio- Projekti u takuan edhe me Kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, të cilin e njoftuan lidhur me projektin si dhe bashkëpunimin në vazhdim me Komunën e Hanit të Elezit në mënyrë që Skema e Granteve “Gratë në Biznes dhe Ndërmarrësit e Rinjë” të arrijë suksesin e pritur.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …