Zyrtarë të AKR-së janë shprehur të hapur për bisedime me Lëvizjen Vetëvendosje që të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme

Zyrtarët e  AKR-së janë shërehur të  hapur për bisedime me Lëvizjen Vetëvendosje që të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme. Islam Pacolli zyrtar i AKR-së ka thënë për mediet se në momentin që certifikohen zgjedhjet çdo bisedim me Vetëvendosjen e Kurtit është i mirëseardhur. Albin Kurti kishte ndryshuar qëndrim për Behgjet Pacollin në prag të zgjedhjeve të 2017-ës. Atëkohë, ishin bërë edhe plane për koalicion parazgjedhor. As atëherë dhe as më 6 tetor s’ka pasur ndonjë bashkëpunim por i kanë pushuar akuzat ndaj njëri-tjetrit. Partia e Behgjet Pacollit ka përvojë të gjatë në Qeveri. Edhe në zgjedhjet e fundit ishte larguar nga koalicioni me LDK-në dhe ishte bashkuar PDK-AAK-NISMA-s, duke ndërtuar Qeverinë e re me hise të madhe në Qeveri, por vetëm me  një deputet në Parlament. Partneri i koalicioni NISMA ka nisur të përplaset me Vetëvendosjen. Zyrtarë të Partisë së Kurtit kanë përmendur mundësinë e shkuarjes edhe një herë në zgjedhje të reja vetëm që mos ta kenë në koalicion Partinë e Fatmir Limajt.

Kontrolloni gjithashtu

Dyshimet për manipulim votash në Shipol nxisin hetime, balotazhi në Mitrovicë i ngushtë

Pas raportimeve për dyshime për blerje dhe vjedhje të votës në Shipol të Mitrovicës, ku …