Zyrtarë të institucioneve të Kosovës i kanë dërguar telegrame ngushëllimi familjes së Ramiz Kelmendit

Zyrtarë të institucioneve të Kosovës i kanë dërguar telegrame ngushëllimi familjes së Ramiz Kelmendit

Me rastin e vdekjes së shkrimtarit dhe publicistit të njohur,  Ramiz Kelmendi, në moshën 86-vjeçare, zyrtarë të institucioneve të Kosovës i kanë dërguar telegrame ngushëllimi familjes së tij. Shkrimtari, publicisti dhe gazetari i njohur shqiptar ka lënë gjurmë të pashlyeshme si intelektual i shquar. Në telegramet e ngushëllimit të disa zyrtarëve shtetëror theksohet se ndarja nga jeta e Ramiz Kelmendit është një humbje e madhe për gazetarinë, letërsinë dhe kulturën shqiptare në përgjithësi. Sipas tyre ai përveç tjerash ishte edhe atdhetar dhe mësimdhënës i dalluar si dhe njëri ndër kontribuesit më të mëdhenj sidomos në përgatitjen e gazetarëve të rinj.

Kontrolloni gjithashtu

Ariana Musliu-Shoshi: Kurti po avancon “Zajednicën” pa transparencë dhe pa llogaridhënie

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka drejtuar akuza të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti lidhur …