Krerët e Nismës për Kosovën priten në takim kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami me bashkëpunëtorë

Krerët e Nismës për Kosovën priten në takim kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami me bashkëpunëtorë

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, bashkë me shefen e Grupit Parlamentar, Valdete Bajrami, deputetin Haxhi Shala dhe sekretarin për Ekonomi, Shyqiri Bytyçi, sot kanë pritur në takim, kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami me bashkëpunëtorë. Në takimin e zhvilluar sot, kanë biseduar për zhvillimet aktuale politike, ekonomike dhe sociale në Kosovë e Maqedoni. Kryetari, Fatmir Limaj, ka uruar kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, për suksesin që kanë arritur në zgjedhjet e fundit në Maqedoni. Ne jemi shumë të interesuar që partitë politike shqiptare të arrijnë objektivat e veta në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, sepse kur Maqedonia është mirë në frymën e zhvillimeve demokratike atëherë është shumë më i lehtë zhvillimi i Kosovës. Ndërsa kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, u shpreh se bashkëpunimi me subjektet politike në Kosovë është i domosdoshëm, kur e dimë se vendet tona ndodhën pranë ngjarjeve me rëndësi për rajonin dhe Evropën.

Kontrolloni gjithashtu

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat mes fshatrave Koshare, Slivovë, u zhvillua Beteja mes forcave turke dhe atyre shqiptare

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat e fushat  mes fshatrave Koshare, Slivovë, një …