Ndërtesa në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut u bë shkak i mosmarrëveshjeve mes autoriteteve lokale dhe Listës Serbe

Zyrtarët serbë në lagjen e Boshnjakeve, në Mitrovicën e Veriut, nuk janë larguar nga objekti, as pas skadimit të afatit

Në lagjen e Boshnjakeve, në Mitrovicën e Veriut,   në ndërtesën që po shfrytëzohet nga strukturat paralele të Serbisë,  gjatë tërë natës janë parë dritat e kyçura ku zyrtarët serbë  kanë kaluar natën në ambientet ku edhe punojnë. Këta punëtorë serbë,  të cilëve orari i punës u ka përfunduar dje në orën 15:00 nuk kanë shkuar në shtëpitë e tyre dhe janë ende në vendet e të punës. Kjo është përgjigja e tyre ndaj kërkesës, që Qeverisë së Kosovës që të largohen nga lokalet deri në mesnatë, që ishte afati i caktuar nga administrata e kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, sepse objekti, sipas rregullores së re, është i institucioneve të Kosovës. Afati i fundit për t’u larguar nga objekti është dita e sotme.  Sipas Listës Serbe, në këtë objekt janë të vendosura katër institucione, të cilat financohen me mjete të Qeverisë së Serbisë: Zyra për Kosovën, Drejtoria e Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor, Qarku Administrativ i Mitrovicës së Kosovës dhe Qendra për Punë Sociale nga Vushtrria.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …