Zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Brendan Hanrahan, ka mbërritur në Kosovë për një vizitë zyrtare. Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, e cila njoftoi se Hanrahan është pritur nga e ngarkuara me punë në ambasadë, Anu Prattipati. “Këtë mbrëmje, e ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, pati kënaqësinë të mirëpriste zyrtarin e lartë të Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit, Brendan Hanrahan, në vizitën e tij të parë në Kosovë. Presim me padurim një fundjavë të frytshme me takime dhe vizita që do të theksojnë prioritetet e SHBA-së për stabilitet rajonal, siguri dhe prosperitet ekonomik”, thuhet në njoftimin zyrtar të ambasadës. Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë. Vizita e tij vjen në një periudhë të ndjeshme për rajonin, ku Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të luajnë një rol kyç në mbështetjen e stabilitetit dhe zhvillimit demokratik në Ballkanin Perëndimor.
