leoni

Zyrtari serb incizon fshehurazi takimin me BE-në për llogari të BIA-s

Zyrtari serb incizon fshehurazi takimin me BE-në për llogari të BIA-s

Igor Popoviq, ndihmës i drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka incizuar në mënyrë të fshehtë një takim zyrtar të zhvilluar më 17 shtator 2020 në Bruksel, ndërmjet përfaqësuesve serbë dhe zyrtarëve të Bashkimit Evropian. Incizimi, i realizuar për llogari të shërbimit sekret serb (BIA), është transmetuar sot në emisionin “Five” në RTV Dukagjini.

Në fillim të incizimit dëgjohet një zë që flet serbisht: “A je gati? Po… incizo”, që sugjeron nisjen e përgjimit të fshehtë. Më pas, Popoviq ftohet të prezantojë, por këtë e bën përfaqësuesja serbe me emrin Nevena. Gjatë fjalës së saj, ajo flet për çështjen e “pronave të Republikës së Serbisë” në Kosovë, duke përfshirë asetet shtetërore, ato të Kishës Ortodokse Serbe dhe të komuniteteve joshqiptare. Ajo thekson se zgjidhja kërkon “dialog politik në nivel të lartë dhe marrëveshje përfundimtare, ligjërisht të obligueshme”.

Pas prezantimit, incizimi vazhdon me biseda të lira për çështje të zakonshme si masat anti-COVID dhe oraret e punës. Në një moment dëgjohet vetë Popoviq duke thënë: “Mendoj se deshën të eksplodojnë kur e dëgjuan atë (prezantimin)”, ndërsa një bashkëbiseduese e pyet: “A ia dolët krejt ta merrni?”, dhe një tjetër shton: “E aktivizuam”. Sipas tij, “gjatë atyre dhjetë minutave” është incizuar i gjithë takimi.

Igor Popoviq është arrestuar nga autoritetet e Kosovës dhe ndodhet nën hetim për veprën penale “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”. Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji.

Ky incident ngre shqetësime serioze mbi përfshirjen e shërbimeve sekrete serbe në proceset diplomatike dhe përbën shkelje flagrante të etikës dhe sigurisë ndërkombëtare në takime zyrtare.

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI: Policia nuk është shtab zgjedhor – Pokuroria, MPB dhe KSHZ ta hetojnë Izetin

Dje, para syve të gjithë opinionit, kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, …