Ambasadori francez, Olivier Guerot ka kritikuar manipulimin e qeverisë në detyrë për dërgimin e FSK-së në veri

Ambasadori i Francës në vendin tonë, Olivier Zhiru ka kritikuar manipulimin e qeverisë në detyrë për dërgimin e njësiteve të kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Liqenin e Ujmanit për të ndihmuar në gjetjen e një personi të zhdukur më 27 korrik në veri. Ndërkohë, ai ka shfaqur respekt për raportimin korrekt të medieve për këtë rast. “Franca e mbështet plotësisht KFOR-in dhe Komandantin e tij. Që nga krijimi i tij, KFOR-i ka luajtur dhe vazhdon të luajë një rol të pazëvendësueshëm në sigurimin e sigurisë për të gjithë. Ai meriton respektin dhe mirënjohjen e të gjithë aktorëve në rajon. Franca do të vazhdojë t’i ofrojë atij gjithë mbështetjen e nevojshme në një kontekst ku dezinformimi dhe manipulimi i informacionit po bëhen sistematike. Po ashtu, i bëj nder mediave që kanë raportuar saktë për rolin e KFOR-it në përpjekjet për gjetjen e trupit të personit të zhdukur nga Liqeni i Gazivodës” ka theksuar ambasadori, Olivier Zhiru.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …