leoni

​Protestojnë para Qeverisë, punëtorët e Lotarisë së Kosovës me kërkesën që t'i marrin pagën e tyre

​Protestojnë para Qeverisë, punëtorët e Lotarisë së Kosovës me kërkesën që t’i marrin pagën e tyre

Sindikata e Punëtoreve të Lotarisë se Kosovës janë duke protestuar para Qeverisë së Kosovës, me kërkesën që punëtorët të marrin pagën e tyre. Ata thanë se tashmë 1 vit nuk kanë marrë pagat e tyre. Shpresa Gosalci, përfaqësuese e sindikatës, tha se punëtorët gjenden në gjendje të keqe ekonomike. Ajo tha se nuk do të zmbrapsen në kërkesën e tyre dhe se do të protestojnë deri në përmbushjen e kërkesës së punëtorëve te Lotarisë së Kosovës. Punëtorët e Lotarisë së Kosovës kanë protestuar edhe më herët pas vendimit që ishte marrë që në Kosovë të ndalohen lojërat e fatit.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Shtuni: Kosova duhet të ndryshojë qasje ndaj SHBA-së dhe të dalë nga vetë-hipnoza politike

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe sigurisë, Adrian Shtuni, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në …