mbpzhr
vipa
muqa 900
driloni com
vala – old
Fillimi / Institucionet / “Bakaja” në Shtupel të Klinës së shpejti me rrugë të asfaltuar

“Bakaja” në Shtupel të Klinës së shpejti me rrugë të asfaltuar

Infrastruktura rrugore në zonat urbane dhe rurale të Komunës së Klinës çdo ditë e më tepër po rregullohet. Të enjten, kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota ka përcjellë nga afër fillimin e punimeve për asfaltimin e rrugës në lagjen “Bakaja” të fshatit Shtupel të Klinës, e cila do të krijojë lehtësi në qarkullim për 40 familje të kësaj lagje.

Rruga është e gjatë 1.3 km dhe ka kushtuar 61 mijë euro. Banorët i janë gëzuar asfaltimit të rrugës, pasi që sipas tyre ka pasur telashe të mëdha në lëvizje sidomos gjatë stinës së dimrit.

Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, ka uruar banorët për këtë projekt. “ Ky investim do të lehtësojë qarkullimin në këtë zonë, duke përmirësuar edhe komunikimin mes disa rrugëve. Asfaltimi i kësaj rrugë i financuar nga Komuna e Klinës ka një rëndësi të madhe për ju. Pushteti lokal ka vizionin e qartë, zhvillimin ekonomik dhe qeverisje efektive në shërbim të qytetarëve. Ky përurim është vetëm simbolik, për të treguar se asnjë fshat i komunës së Klinës nuk do të mbetët pasdore ”, ka thënë Bashota.

Në komunën e Klinës së shpejti pritet të fillojnë edhe disa projekte për rregullimin e infrastrukturës rrugore.