Këshilli i drejtorëve në Malishevë mbajti mbledhjen e rregullt

Këshilli i Drejtorëve, i udhëhequr  nga Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka mbajtur mbledhjen e rregullt të së Hënës, ku janë diskutuar një varg çështjesh, që kanë të bëjnë me angazhimet e përditshme të drejtorive komunale, gjatë javës së kaluar dhe për detyrat e javës në vazhdim.

Drejtorët e drejtorive, kanë shpalosur raportet javore, për punët e kryera, ku do veçuar Drejtorinë e Urbanizmit, Drejtorin, Ahmet Morina i cili raportoi për infrastrukturën rrugore e cila është në përfundim e sipër në fshatin Lladrovc, infrastruktura në katër shkolla që është në përfundim dhe në disa shkolla po punohet si në Llozicë e Bardhë dhe në aneksin e gjimnazit ,, Hamdi  Berisha”, po ashtu, shumë shpejt do të fillohet edhe me disa renovime në kanalizime, ku kemi kërkesa nga fshatrat.

Ka filluar, inventarizimi me karrige i shkollës në Bubavec  të paraparë për fillimvitin shkollor 2017/2018, ku jemi në  vazhdimësi të përgatitjeve dhe  plotësimit të kërkesave për një vit sa më të përgatitur shkollor, theksoi, Drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Avdi Morina.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …