Brickos

KPF në Skenderaj mbajti mbledhjen e parë për këtë vit

Komiteti për Politikë dhe Financa në komunën e Skenderajt e udhëhequr nga Kryesuesja e Kuvendit Komunal, Fatbardha Haliti, mbajti mbledhjen e parë për këtë vit. Në këtë mbledhje ishte i pranishëm Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari, Drejtorët e Drejtorive Komunale, anëtarët e KPF-së, si dhe përfaqësues të mediave, dhe OSBE-ja. Gjatë kësaj mbledhje ju rekomanduan këto pika të rendit të ditës Asamblesë Komunale: Propozim – Vendim nr. 02-020/03-0016132/18, i datës 16.03.2018, për plotësim – ndryshim e vendimit nr . 01-020/04-000878/18, i datës 12.02.2018, për formimin e komitetit për politik dhe financa,( raporton Kryesuesja e Kuvendit, Fatbardha Haliti); Propozim – Vendim nr. 02-020/03-0016155/18, i datës 16.03.2018, për plotësim – ndryshim e vendimit nr . 01-020/04-0008807/18, i datës 12.02.2018, për formimin e komitetit për Komunitete,( raporton Kryesuesja e Kuvendit, Fatbardha Haliti); Raporti përfundimtar financiar i realizimit të Buxhetit Komunal, janar – dhjetor 2017,( raporton Drejtori z. Mehmet Berisha); Propozim – Vendim nr. 02-463/02-0015422/18, i datës 13.03.2018, për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër një vit personave fizik/ juridik, lokalin pronë Komunale që gjendet në objektin e Komunës së Skenderajt, me destinim bife –restorant,( raporton Drejtoresha Sandra Fazliu); Propozim – Vendim nr. 02-400/03-0015380/18, i datës 13.03.2018, për ngritjen e planit të te hyrave vetanake 2017, dhe bartja e të hyrave vetanake 2016 dhe 2017 të pa shpenzuara, për shpenzim për vitin 2018, ( raporton Drejtori z. Mehmet Berisha); Propozim – Vendim nr. 367/18, i datës 13.03.2018, për ndarjen e subvencioneve të DKA-së për vitin 2018, të lejohen për shfrytëzim, me destinacion si në material,( raporton Drejtori, z. Bekim Latifi); Plani i punës së Kuvendit të Komunës së Skenderajt për vitin 2018,( raporton Kryesuesja e Kuvendit, Fatbardha Haliti).

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …