Kryetari Jashari nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Caritas –Kosova për ngritjen e shërbimeve shëndetësore në Skenderaj

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i shoqëruar nga Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Osman Veliu si dhe Drejtori i QKMF-së, Fazli Kadriu, priti në takim Drejtorin – Gjeneral, Don Viktor Sopi, së bashku me bashkëpunëtorë nga Caritas Kosova, dhe nënshkruajtën marrëveshje bashkëpunimi dhe bashkëfinancimi, për ngritjen e përkujdesit për shërbime sociale dhe shëndetësore në shtëpi dhe ambulanca në Komunën e Skenderajt. Ky Projekt është shumë i rëndësishëm për qytetarët e Komunës së Skenderajt, të cilët do të kenë qasje në marrjen e shërbimeve shëndetësore më afër tyre. Qëllimi i këtij projekti është që t‘a ndihmojë QKMF-në, në realizimin e vizitave për të gjithë pacientët që e marrin mjekimin në shtëpi, të gjithë ata pacientë të cilët për arsye të ndryshme shëndetësore nuk kanë mundësi që t’i vizitojnë objektet e QKMF-së, stafi i projektit do të përkujdeset për shëndetin e tyre në shtëpi. Po ashtu, Ky shërbim ka për qëllim që përmes stafit të ri profesional të ndihmojë që të ngritët cilësia e shërbimeve shëndetësore, në veçanti në zonat rurale. Kjo do të bëhet duke shtuar stafin shëndetësor në punktet shëndetësore ose përmes vizitave të organizuara nga QKMF-ja sipas programit dhe rregullave shëndetësore. Nëpërmjet këtij projekti do të angazhohen në marrëdhënie pune staf shtesë në QKMF, dhe do të funksionalizohen të gjitha punktet shëndetësore në zonat rurale. Gjatë këtij takimi Drejtori, nga Caritas Kosova, u shpreh: ,,Ndihem mirë sa herë jam në Drenicë, sepse këtu gjithmonë ka pasur trima të fortë të cilët u sakrifikuan për lirinë tonë, dhe po ashtu ndihem mirë që sot po nënshkruajmë këtë marrëveshje bashkëpunimi. Kryetari Jashari, i falënderoi për bashkëpunimin dhe theksoi që ky projekt të jetë vetëm një fillim për ngritjen e shërbimeve për qytetarët tanë.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …