Kryetari Latifi takon drejtorin regjional të OSBE-së në Prizren

Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka pritur në takim, drejtorin regjional të OSBE-së në Prizren George Katcharava.Vizita kishte karakter njoftues, me ç’rast drejtori regjional i OSBE-së ka njoftuar kryetarin rreth punës së misionit të tij.

Kryetari Latifi, ka falënderuar drejtorin e OSBE-së për këtë vizitë si dhe për interesimin e tij në lidhje me rrjedhat e përgjithshme në komunën e Rahovecit. Po ashtu kryetari Latifi është shprehur se ndihma e ofruar nga ana e OSBE-së,duhet vlerësuar dhe si e tillë ajo është edhe e domosdoshme dhe e mire se ardhur.

Katcharava u shprehë se është i gatshëm që ky bashkëpunim të vazhdojë me dhënien e ndihmës edhe për funksionimin sa më te mirë të kuvendit komunal.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …