Mbështetje për talentët e rinj nga DKRS-ja në Shtime

Në Shtëpinë e Kulturës, në Shtime, me  mbështetjen e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport ( DKRS ), u mbajt Audicioni për përzgjedhjen e 10 talentëve-aktorëve të rinj, të cilët do të jenë pjesë e Shfaqjes Teatrale  “FORUM TEATËR ”, e cila përgatitet nga “MITRIX CULTURE”.

Në audicionin e mbajtur pjesëmarrës kanë qenë mbi 22  të rinj ku 10 prej tyre janë përzgjedhur nga Komisioni për përzgjedhjen e aktorëve të rinj. Komisioni ka qenë i përbërë nga katër anëtarë: Mirsad Ferati-aktor, Ibrahim Basha –actor, Selim Zeqa-aktor-regjisor teatri dhe Gazmend Ademaj – fotograf dhe kameraman.

Të rinjtë e përzgjedhur janë: Diellza Latifi, Kosovar Misini, Çlirimtar Misini, Dafina Ramadani, Ergjan Mehmeti, Qëndrim Shabani, Liridona Krasniqi, Durim Ademaj, Zela Gashi, Dren Imer, Gentiana Lami, Gentiana Mehmeti dhe Blerim Halimi, të cilët për dy javë rresht do të mbajnë prova në Shtëpinë e Kulturës, në Shtime.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …