Në Shupkofc ndërtohet pishinë gjysmë olimpike

Nexhat Çela, një bashkëvendës i lindur në Rashan, por që prej kohësh punon dhe jeton në Vjenë, është pritur nga kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, me të cilin ka biseduar për ecurinë e punimeve në realizimin e një projekti në fshatin Shupkofc.

Pas bisedës në kabinetin e kryetarit Bahtiri, biznesmeni Çela, i shoqëruar nga kryetari Bahtiri, kanë vizituar vend punishten në Shupkofc, ku ai po ndërton një pishinë gjysmë olimpike, me të gjitha objektet përcjellëse, restorant etj.

“Këtë pronë e kam blerë me paratë e kursyera dhe meqë këtu është një vend jashtëzakonisht i mirë, prej nga shihet i tërë qyteti dhe terreni është shumë i përshtatshëm për pushim e rekreacion, vendosa që këtu të ndërtoj një pishinë gjysmë olimpike. Ka disa probleme rreth infrastrukturës rrugore, por shpresoj se me ndihmën e komunës dhe të tjerëve, edhe ky problem do të tejkalohet dhe besoj se pishina do të jetë e gatshme për shfrytëzim në fillim të qershorit, kur do të punësoj fillimisht mbi 10 persona, për të shtuar më pastaj numrin e tyre”, tha ai.

Kryetari Bahtiri, pasi falënderoi Çelën për vendimin e tij për të investuar në Mitrovicë, tha se ndërtimi i këtij objekti ka rëndësi për zhvillimin e komunës, pasi që mundëson punësimin e disa të rinjve nga ky mjedis.

“Në Mitrovicë është shtuar numri i biznesmenëve që kërkojnë të investojnë në projekte të ndryshme. Ne si komunë kemi bërë dhe po bëjmë përpjekje për krijimin e kushteve sa më të mira për joshjen e investitorëve dhe kjo po jep rezultate, pasi që kohëve të fundit ka shumë kërkesa për investime. Këto investime pa dyshim se do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik të komunës së Mitrovicës dhe shtimin e numrit të të punësuarve. Edhe Çela do ta ketë mbështetjen e komunës për funksionalizimin e biznesit të tij”, tha kryetari Bahtiri.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …