Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, në Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë,  në fshatin Berishë, qëndroi  për një vizitë, një delegacion i Zvicrës  nga komuna Meyrin e  rajonit të Gjenevës. Në krye të delegacionit ishte kryetarja e  kësaj komune, zonja  Nathalie LEUENBERGER së bashku me  dy anëtarë të këshillit administrativ, zotërinjtë, Laurent Tremblet dhe Eric Cornuz. Delegacionin zviceran e kanë shoqëruar gjatë vizitës në fshatin Berishë, kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati, pastaj, Agim Paçarizi, një mërgimtar dhe veprimtar i dalluar, si dhe zyrtarët e komunës: Blerta Krasniqi, Rexhep Mazreku dhe Blerim Thaçi. Delegacionin nga komuna Meyrin e rejonit të  Gjenevës dhe atë të komunës së Malishevës  e priti, drejtori i TV-Diellit dhe redaktori teknik i Radios-Kosova e Lirë,  Zamir Qeriqi, i cili i njoftoi vizitorët me punën dhe aktivitetin informativ e kulturor të Radios gjatë dhe pas luftës. Delegacionet u ndanë të kënaqur  dhe shprehen  mirënjohje  me punën e Radio Kosovës së Lirë, dhe ruajtjen e arkivit, të pajisjeve teknike dhe relikeve në këtë muze historik të Kosovës. Zamir Qeriqi me këtë rast u dhuroi  vizitorëve nga një komplet  të Arkivit të Radios në tri vëllime, ku janë botuar të gjitha lajmet, fotot autentike, e materialet shkrimore të  Radios gjatë luftës së UÇK-së, në mënyrë që ata të njihen  më afër me punën kolosale  këtij mediumi të vetëm të luftës në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …