Marrëveshja për hartimin e projektit për tunelin në rrugën Tetovë-Prizren, nxiti debat mes deputetit Ferat Shala e atyre të Vetëvendosjes

Marrëveshja për hartimin e projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren, ka nxitur debat në mes deputetit të PDK-së Ferat Shala dhe deputetëve të grupit parlamentar të Vetëvendosjes  Haxhi Avdyli e Artan Abrashi, në Kuvend. E gjithë përplasja nisi pas deklaratës së deputetit Shala, i cili adresoi një serë kritikash lidhur me këtë projekt. Sipas tij, marrëveshja për ndërtimin e tunelit përmban tetë nene të shkruara keq dhe të paqarta. Ai e quajti të dyshimtë edhe mënyrën si parashihet të realizohet projekti. Kjo marrëveshje përcakton mënyrën dhe metodologjinë e një projekti dhjetëra milionësh. Gjithçka u lihet dy grupeve të punës. Në asnjë nen të marrëveshjes nuk kemi qartësi juridike. Për më keq, as zgjedhjen eventuale të kontesteve nuk e definon. Nuk ka auditim. Jashtëzakonisht është e dyshimtë mënyra se si do të realizohet ky projekt, ka thënë Shala. Në kundërpërgjigje deputeti nga GP i LVV-së, Haxhi Avdyli akuzoi PDK-në se me mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare ka bllokuar mbi 300 milionë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …