Orhangazi dhe Malisheva, dakordohen për bashkëpunim në fushën e arsimit

Me ftesë të Komunës së Orhamgasit në Turqi, një delegacion i gjerë nga Malisheva, i prirë nga Kryetari i Komunës, Ragip Begaj, po qëndron në këtë qytet, me të cilin janë të binjakëzuar vite më parë. Në ditën e parë të qëndrimit në Orhangazi, të dy qytetet janë dakorduar për bashkëpunim në fushën e arsimit, përmes projekteve konkrete. Në takimin e mbajtur mes Kryetarit të Orhangazit, Neşet Çağlayan dhe Kryetarit të Malishevës, Ragip Begaj, të cilët biseduan për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy komunave, përkatësisht qyteteve, në fushat me interes të përbashkët, sidomos në arsim dhe ekonomi. Delegacioni nga Malisheva, ku bën pjesë edhe drejtori i arsimit, Avdi Morina, së bashku me kryetarët Çağlayan dhe Begaj, kanë vizituar disa nga institucionet arsimore në Orhangazi, ku u dakorduan që të dy qytetet të bashkëpunojnë në fushën e arsimit, përmes projekteve konkrete. Në ditën e dytë të vizitës, delegacioni nga Malisheva vizitoi disa biznese dhe kompani turke me qëllim të bashkëpunimit të bizneseve të Orhangazit dhe atyre nga Malisheva.

Të mërkurën, është parapa të vizitohet Bursa, përkatësisht shoqata “Kosova-Shkupi” dhe aty kryetari Begaj dhe delegacioni nga Malisheva, pritet të takohen me komunitetin shqiptar në këtë rajon të Turqisë.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …