Brickos

U mbajt mbledhja e KPF-së në Shtime

Komiteti për Politikë dhe Financa në komunën e Shtimes, në mbledhjen e mbajtur, më 27.2.2017, ka debatuar për këto pika të rendit të ditës:

  1. Shqyrtimi i Ekstrakt Procesverbalit nga mbledhja e KPF-së më: 31.01.2017,

  2. Raportimi vjetor financiar për vitin 2016,

  3. Propozim-Vendim për bartjen e të hyrave vetanake nga viti 2016,

  4. Draft-Plani për menaxhimin e mbeturinave 2016-202, (pas diskutimit publik)

  5. Propozim për ndryshimin e Vendimit të Kuvendit për ndarjen e truallit për Çerdhe të Fëmijëve,

  6. Draft-Rregullore komunale për arsimin parauniversitar në Komunën e Shtimes si dhe

  7. Shqyrtimi i kërkesave.

Mbledhjen e ka kryesuar Kryesuesi i Kuvendit të Shtimes, z. Rrahman Jakupin. Në mbledhje ka marrë pjesë edhe Kryetari i Komunës, z. Naim Ismajli. Për këto pika të rendit të ditës KPF ka nxjerrë rekomandimet për Kuvendin e Komunës, i cili më 28.2.2017, do të diskutojë dhe do të marrë vendim për këto pika.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …