​Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj priti në takim komandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Salvatore Cuoci

​Ministri i Brendshëm, Sefaj priti në takim komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneral major Salvatore Cuoci

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim komandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Salvatore Cuoci, ku u diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, e cila u vlerësua e qetë dhe stabile. Sipas MPB-së, të dy bashkëbiseduesit theksuan se bashkëpunimi i mirë mes institucioneve është jashtëzakonisht i rëndësishëm sa i përket sigurisë së gjithë qytetarëve në Republikën e Kosovës. Sefaj falënderoi komandantin e KFOR-it për përkrahjen e vazhdueshme të institucioneve të sigurisë në Kosovë, në veçanti Policinë e Kosovës. Me këtë rast, ministri Sefaj dhe komandanti i ri i KFOR-it, u pajtuan se koordinimi i veprimeve midis Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, si dhe këmbimi i informatave duhet të vazhdojë më tutje.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …