Abelard ​Tahiri: Qeveria po abstenon prej qeverisjes në katër komunat në veri të Kosovës dhe shqiptarëve që jetojnë atje

​Abelard Tahiri: Qeveria Kurti po abstenon prej qeverisjes në katër komunat në veri dhe shqiptarëve që jetojnë atje

Shefi i grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka pasur kritika për fjalën e kryeministrit Albin Kurti në seancën mbi punën 100-ditore të qeverisë. Ai tha se janë prezantuar shumë pak projekte që janë realizuar nga Qeveria Kurti 2, derisa shtoi se po e njëjta e ka humbur shpresën e qytetarëve. Tahiri ka akuzuar Kurtin edhe për abstenim në qeverisje në katër komunat në veri. “Asnjë fjalë nuk e dëgjova për qytetarët tanë që jetojnë në katër komunat në veri të Kosovës. Kini folur vazhdimisht për ta, ndërsa sot gjitha ato projekte që i përmende, krejt angazhimin tuaj qeveritar nuk fole kurrgjë për qytetarët shqiptarë në katër komunat në veri. Në njëfarë forme po abstenoni prej asaj pjese, qeverisja jote tash e 4 muaj janë bërë po abstenon prej qeverisjes në katër komunat në veri të Kosovës”, tha Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe …