Nisën dëgjimet publike me qytetarët ferizajas për projektbuxhetin 2022-2024

Në ambientet e Kuvendit të Komunës së Ferizajt u mbajt dëgjimi i parë publik me qytetarë i Kryetarit të Komunës, Agim Aliu dhe drejtorëve të drejtorive komunale, në kuadër të takimeve konsultative për hartimin e projekt buxhetit për vitin 2022-2024. Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu në hyrje të këtij takimi, u shpreh se Komuna e Ferizajt ka ecur me ritme të shpejta duke zhvilluar projekte të shumta si në qytet po ashtu edhe në fshatra, projekte të cilat do të vijojnë edhe më tutje në dobi të rritjes së shërbimeve e cilësisë së jetës së qytetarëve. Ai tutje shtoi se pikërisht takimet e tilla po mbahen me qëllim marrjen e propozimeve nga qytetarët për projekte të ndryshme që planifikohen të zhvillohen në të ardhmen e afërt.

Në anën tjetër, qytetarët e pranishëm në këtë dëgjim publik, parashtruan propozime dhe projekte të ndryshme që janë të nevojshme të realizohen në planin afatshkurtër, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me infrastrukturën rrugore, investimet në infrastrukturën shkollore, mirëmbajtjen e hapësirave publike, ujësjellës-kanalizim e projekte të tjera, të cilat pas shqyrtimit dhe pas përfundimit të diskutimeve publike për projekt buxhetin 2022-2024 do të shihen mundësitë financiare që të përfshihen si projekte.

Fotografia e Komuna e Ferizajt

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …