Kërkohet lehtësimi i masave për qytetarët që duan të vaksinohen kundër virusit korona

​Kërkohet lehtësimi i masave për qytetarët që duan të vaksinohen kundër virusit korona

Qytetarët më të drejtë vaksinimi në Kosovë kanë mundësi që të imunizohen vetëm në qendrat e komunave ku ata janë të regjistruar si banorë. Pra, nëse një qytetar i përket një komune tjetër por nga e hëna në të premte jeton e punon në Prishtinë, atëherë vaksinimi për të bëhet i vështirë. Kjo duke qenë se të shtunën dhe të dielën nuk ka vaksinime me dozën e parë. Infektologu Ilir Tolaj mendon se duhet të ketë lehtësira të tjera dhe thjeshtëzim të vaksinimit në vend. Ai thotë se duhet të shtohen edhe qendrat e vaksinimit të në gjithë vendin. Me qëllim të vaksinimit sa më masiv kundër COVID-19, internisti Driton Vela propozon që të shtohen edhe qendra lëvizëse të vaksinimit përmes mjeteve të veçanta nëpër terren për të qenë më afër qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Haki Abazi akuzon Kurtin për dështime në energji dhe lidhje me biznesmenë të dyshimtë

Haki Abazi, ish-zëvendëskryeministër në qeverinë Kurti dhe ish-deputet i Vetëvendosjes, tash pjesë e AAK-së, ka …