Mbyllet festivali jubile ,,Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen” Çmimi i patë shkon në  kryeqytetin Shqiptar

Edhe në natën e tretë të festivalit jubilarë ,,Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen’’ i cili ka karakter garues dhe prezantim të vlerave të folklorit tonë të pastër, ruajtjen e vlerave kulturore dhe trashëgimisë sonë ndër breza i pranishëm ishte i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, nënkryetari Sami Cacaj, Komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit ish kryeministri dhe kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, Gjeneral Abdyl Mushkolaj, Brahim Demë Alia –Tiranë, deputetja Time Kadrijaj, familjet  e rapsodëve Dervish Shaqa e Demush Neziri, bashkatdhetar, dashamir të këngës së bukur shqipe dhe shumë qytetarë. Të pranishmit e këtij festivali i përshëndeti kryetari i komunës Bashkim Ramosaj, ku ndër të tjera tha se, ne jemi këtu, festojmë bashkë, këndojmë bashkë dhe ndërtojmë shtetin e ri falë gjakut të derdhur të dëshmorëve të kombit, nga zemra i falënderoi të gjithë të pranishmit, grupet pjesëmarrëse dhe gjithë qytetarët. Të pranishmit e këtij festivali i ka përshëndet edhe kryetari i Unionit Artistik Kombëtar Azgan Haklaj.

Për tre net radhazi kanë përformuar grupe dhe shoqëri të shumta.

Me datë 06.08.2021

  1. SH.K.A ,,Duflla’’ nga Shkupi

  2. SH.K.A ,,Koha’’-Dinoshë-Komuna e Tuzit –Mal i Zi

  3. SH.K.A,,Drita ‘’e Dervinit –Saraj-Shkup

  4. Rapsodët –Të Bit e Bajram Bajës dhe Zenel Zekolli

  5. Grupi ,,Ardhmëria”-Gjakovë

  6. Grupi Polifonik-Gjergj Arjaniti Mallakastër

  7. Trupa Artistike ,,Teuta” Durrës

  8. SH.K.A-,,Bajram Curri” Krush e Madhe –Rahovec

SH.K.A dhe rapsodët që konkurruan në natën e dytë

 Me datë 07.08.2021

  1. Grupi Polifonik –Gjergj Arjaniti –Mallakaster

  2. Rapsodët: Lutfi Istogu, Ragip Hasani –Polluzhë

  3. SH.K.A ,,Anadrini’’ -Rahovec

  4. Ansambli i Këngëve dhe Valleve ,,Drenica’’ –Skenderaj

  5. Rapsodët: Hafir Plakiqi –Fadil Zena –Drenas-Kaqanik e Boletin

  6. Ansambli i Folklorit –,,Selman Kadria ‘’-Istog

  7. Ansambli Artistik –Hazis Ndreu (Nderi i Kombit)-Tiranë

SH.K.A dhe rapsodët që përformuan në natën e tretë

Me datë 08.08.2021

  1. Ansambli ‘’Prishtina’’

  2. Grrupi i valleve –Trashëgimia Dardane –Tropojë

  3. SH.K.A ,,Lulet e Malësisë’’-Gostivar

  4. Rapsodët: Elmi Agushi dhe Lulzim Ahmeti –Ferizaj

  5. Grupi Folklorik -,,Ansambli Çiftelia’’-Lezhë

  6. Shkolla e Kitarës -,,Mirela’’-Podujevë

  7. Grupi Polofonik-Gjergj Arjaniti-Mallakaster

  8. Ansambli -,,Krahu i Shqiponjës’’-Taip Madani –Vlorë

Juria profesionale që vlerësoi për tre net radhazi ishte:

– Ermir Dezdari –Kryetar Jurie –Mjeshtër i Madh

– Enida Çami –Mjeshtër i Madh –Drejtoreshë e përgjithshme e Unionit Artistik të Kombit Shqiptarë

– Deli Metalijaj –Koreograf-Mjeshtër i Madh

– Shaqir Hasi –Etnomuzikolog

– Kreshnik Aliqkaj –magjistër në fushën e Kompozimit

Dhe juria bën punën e tyre duke nxjerrë më të mirët nga të gjitha grupet dhe rapsodët që konkurruan.

Fituesit e tri netëve të këtij festivali :

  1. Çmimi i parë-“Dervish Shaqa dhe Demush Neziri”-Ansambli nga Tirana “Aziz Ndreu”. 2. Çmimi i Dytë-AKV “Prishtina”-Prishtinë.

  2. Çmimi i Publikut-Ansambli “Qiftelija”-Lezhë.

  3. Këngëtari më i mirë –Ylli Qifti –Ansambli ,,Teuta ‘’Durrës

  4. Këngëtarja më e mirë e festivalit –Yllmize Tafallari ,,Bajram Curri ‘’-Krush e Madhe –Rahovec

  5. Rapsodët me të mirë të festivalit

  6. Formacioni më i mirë i festivalit

SH.K.A ‘’Drenica ‘’Skenderaj

  1. Instrumentalisti më i mirë –Baki Gjaferi ,,Anadrinija’’-Rahovec

  2. Koreografia më e mirë e festivalit

(Koreografia me e mirë me motive të Llapit ,koreograf Haki Mulliqi)

  1. Veshja më e kompletuar –SH.K.A ‘’Koha Dinosh’’Tuz

  2. Pika më autentike e festivalit-AKV ‘’Duflla’’Shkup –Ylber Idrizi dhe grupi

  3. Shoqërija më e kompletuar e festivalit -Ansambli ,,Dardania ‘’Tropoj

  4. Teksti më i mirë –Ilmi Agushi rapsodët e Ferizait

  5. Valltari më i mirë SH.K.A,,Ardhmëria ‘’ Gjakovë ,Azem Ademi –Valle dyshe

  6. Valltarja më e mirë –SHKA ‘’Selmon Kadrija’’-Istog valle dyshe e vajzave

  7. Çmimi special për bashkëpunim kulturor Grupi Mallakastra me solist Guri Rrokaj

Për tre net radhazi ketë edicion jashtë konkurrimit e nisen Ansambli i këngëve dhe valleve nga Deçani nën koreografin e Genc Tetaj

Duhet falënderuar ata të cilët e mundësuan realizim e këtij festivali:

Kryetarin e komunës z.Bashkim Ramosaj , Brodin e Festivalit ,DKRS, drejtorin e festivalit z.Mustafë Ramaj , Policin e Kosovës ,QKMF-në , ekipen kujdestare të rinisë etj.

Sponsoret:

Sallonin e Ondulimit Albana Deçan

Restorant Ambienti , Diona caffe , Arfimi-AG,Gogaj-AG, Tropikal

Sponzor medial: ATD-TV

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …