Kuvendi të enjten mbanë seancën e fundit për sesionin pranveror, me pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara

Kuvendi i Kosovës të enjten mbanë seancën e fundit plenare për sesionin pranveror

Kuvendi i Kosovës të enjten do të mbajë seancën e fundit për sesionin pranveror, ku do të zhvillojë punimet një seancë e re dhe gjithashtu do të jenë në rend dite pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara. kështu ka thënë shefja e deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë. Ajo bëri të ditur se nëse plotësohen kushtet do të dalin në votim edhe marrëveshjet ndërkombëtare. Ndërsa të hënën e dytë të muajit shtator, Kuvendi do të rifillojë punimet, kohë kjo kur edhe fillon fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …