Brickos

1 i shëruar dhe 1 rast i ri me covid në Malishevë – dy shkolla kalojnë në planin C të mbajtjes së mësimit

Në territorin e Komunës së Malishevës, një person është shëruar, i cili ka qenë i prekur me covid-19, ndërsa është regjistruar një rast i ri dhe si pasojë e kësaj dy shkolla detyrohen të kalojnë në mbajtjen e mësimit në planin C, që do të thotë se do mbahet mësimi online, pasi rasti i ri, është mësimdhënëse në dy shkolla. Të dhënat për personin e shëruar janë konfirmuar në komunikimin në mes të IKSHPK dhe Komunës së Malishevës, ndërsa rasti i ri është konfirmuar nga vet personi, të cilin IKSHPK e ka njoftuar përmes telefonit. Rasti i ri është regjistruar në fshatin Damanek. Pas takimit të Task-Forcës për arsim, në Komunën e Malishevës, është marrë vendim që shkolla në Damanek dhe shkolla e mesme profesionale në Kijevë, të kalojnë në planin C të mbajtjes së mësimit, deri në një vendim tjetër. Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: të prekur me covid-19 deri më sot, janë regjistruar 253 raste, prej tyre 223 janë shëruar, 24 kanë vdekur dhe aktiv janë 6 persona.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Ferizajt apelon qytetarët për respektimin e orarit të përdorimit të insekticideve

Pas vizitës tek bletari që posedon qindra zgjoje bletësh Rrahim Grainca komuna e Ferizajt ka …