100 euro gjobë mandatore për personin që ka hedhur mbeturina të ngurta (asfalt) në natyrë

100 euro gjobë mandatore për personin që ka hedhur mbeturina të ngurta (asfalt) në natyrë, skaj rrugës në Klinë të Epërme të komunës së Skenderajt. Ndotësi në këtë rast nga Prishtina, kishte hedhur mbeturinat skaj rrugës dhe falë efikasitetit të Inspektoratit, pasi është zënë në flagrancë është gjobitur sipas legjislacionit në fuqi. “Të dashur qytetarë, për të pasur një mjedis të pastër dhe rrjedhimisht jetë të shëndetshme nevojitet që secili nga ne ta ruajmë mjedisin tonë ku jetojmë e veprojmë dhe t’i paraqesim tek organet përgjegjëse të gjitha rastet e shkeljeve mjedisore. Vetëm kështu, së bashku mund të arrijmë që të kemi një qytet, fshat apo lagje të pastër”, ka shkruar Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari. Ta mbajmë të pastër mjedisin dhe hapësirat publike ashtu siç̧ i mbajmë kopshtet tona!

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Ferizajt u publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024

U publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024, në komunën e …