leoni

Njoftim publik për organizimin e Debatin Publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore të komunës së Rahovecit

Në bazë të nenit 68 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale të Kosovës Nr. 03/L-040,(“Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës Nr.28/2008”), dhe nenit 92 paragrafi 1, nenit 17, 18 19, 20, 21 dhe 22 të Statutit të Komunës së Rahovecit Nr. 1005 i datës 29.03.2017 si dhe nenit 6 pika 1.3 të Udhëzimit administrativ (MAPL) Nr. 06/2018 për standardet minimale të konsultimit publik në komuna, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Rahovecit në bashkëpunim me Zyrën për Informim organizon :

DEBAT PUBLIK

Qytetarë të nderuar të Komunës së Rahovecit, ju ftojmë që të merrni pjesë në Debatin Publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB), për vitin fiskal 2021 dhe Vlerësimet e Hershme për vitet 2021-2023, të cilin e organizon Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) dhe Zyra për Informim. Debati Publik do të mbahet me 25.06.2020 (E Enjte) në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit me fillim në ora 14:00. Të drejtë pjesëmarrje kanë të gjithë qytetarët e komunës së Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …