100 euro gjobë për personin fizik që u zu nga inspektorati komunal i Skenderajt duke hedhur dhe djegur mbeturina

Si rezultat i efikasitetit të Inspektoratit Komunal, duke qenë çdo herë në teren, në mëngjes personi x kishte ndalur veturën skaj rrugës në Polac të Ri të komunës së Skenderajt dhe sapo kishte filluar hedhjen dhe djegien e mbeturinave u zu nga inspektorati, i cili sipas udhëzimit administrativ për ndëshkime gjobiti ndotësin me gjobë 100 euro. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, u shpreh se hedhja e mbeturinave jashtë vendeve të caktuara, djegia e tyre dhe ndotja e natyrës dënohet me ligje dhe udhëzime administrative në fuqi.

Të mbajmë mjedisin tonë të pastër!

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …