100-vjetori i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë Etnike

Prof. dr. Hakif Bajrami: Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë etnikenë Vlorë28 Nëntor 1912-I-

( Dokumente origjinale)

Kongresi I Berlinit (1878) me vendimet e aprovuara ia grabiti kombit shqiptar mbi 25 mije km2  territor me shumicë absolute shqiptare.

Sipas shënimeve kadastrale të Arkivit të Turqisë Vilajeti I Kosovës I kishte 32 900 km2; Vilajeti I Shkodrës I kishte 10800 km2;  Vilajeti I Janinës  I kishte 17 900 km2. Sipas hartës linguistike të përpiluar më 1876 në Vjenë, Shqipëria Etnike deri më 1912 I kishte 115 000 km2.

Pas kryengritjeve të mëdha shqiptare më  1910- 1912 ( deri në korrik) , Fuqitë Evropiane do ti pengojnë shqiptarët që ta shpallin pavarësinë në Shkup ose  Manastir .  Tre përfaqçsues evropianë në Shkup e komunikuan këtë vendim të tyre antinjerëzor. Prandaj, Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Buletini, Idriz Seferi, Bajram Daklani etj me lot në sy urdhëruan demobilizimin e ushtrisë shqiptare. Duke iu kërcnuar  shqiptarëve përmes tre delegatët evropianë prerazi u shprehën: “Çfarëdo rezultati që të ketë lufta e juaj ndërrim të kufinjëve të Perandorisë Osmane nuk ka.” Në anën tjetër Rusia Austro- Hungaria, Gjermania, Franca dhe Anglia në fshehtësi do të përgatisin të ashtuquajturën Aleancën  ballkanike  Greqi- Bullgari-Serbi dhe Mali I Zi që të  sulmojnë frontalisht Perandorinë Osmane përkatësisht viset etnike shqiptare. Lidhur me këtë është I njohur fakti qp oficerët serbë bënë ushtrime ushatarake në Austro- Hungari se si të komandojnë dhe drejtojnë luftën antishqiptare që mjegullohej si luftë antiosmane. Keshtu si pasojë e Luftës Ballkanike që filloi më 18 tetor me sulmin në Merdarë dhe zgjati deri me 10 nëntor  1912  në të ashtuquajturën Paqen e Bukureshtit  më 30 korrik 1913 Anglia, Franca, Gjermania, Rusia, Italia dhe Austro-Hungaria, Serbisë ia njohën të drejtën e okupimit të një territori  thjeshtë shqiptar   prej 39 000 km2 ( Serbia okupoi Vilajetin e Manastirit dhe Vilajetin e Kosovës me 1 290 000 banorë; Mali I Zi  okupoi 7000 km2 ( një pjesë të Vasojeviqit, një pjesë të Rrafshit të Dukagjinit të Kosovës dhe një pjesë të Sanxhakut me

260 000 banorë. Greqisë, Paqja e Bukureshtit ia pranoi 51 300 km2 me 1 624 000 banorë, mbi gjysma e popullsisë së lartëshënuar ishte shqiptare.  Në bazë të dokumenteve dëshmohet se me dhunë gjenocid të paparë u likuiduan ose u dëbuan nga vatrat e tyre mbi 1 000 000 shqiptarë.

Udhëheqësit shqiptarë duke e vërejtur se lufta e tyre për liri injorohej nga diplomacia evropiane u oreinetua me forcat e veta që të shpallin Pavarësinë e Shqipërisë Etnike nga të katër vilajetet për çka dëshmojnë përfaqësuesit e çdo vilajeti, sanxhaku kazaje dhe nahije shqiptare, të pranishëm në Kuvendin Kombëtar të Vlorës.

Pasojnë dokumentet autentike të Kuvendit të Vlorës të cilat I botoi patrioti I shquar Lef Nosi. Në shtypin e Kosovës botohen për here të pare. Pason botimi I dokumenteve ( Këto dokumente janë botuar me 1987 në Vjetarin e Arkivit të Kosovës pa asnjë ndërhyrje.)

Dokumentet janë marrë në Arkivin shtetëror të Kroacisë në Zagreb më 1977.

 Këto dokumente origjinale janë marrë nga “Përlindj” e Shqipërisë dhe janë autentike të Kuvendit të Vlorës, të cilat i botoi patrioti Lef Nosi, kurse në Kosovë janë botuar më 1987 në “Vjetarin” e Arkivit të Kosovës pa asnjë ndërhyrje. Në shtypin e Kosovës botohen për herë të parë.

Pasojnë dokumentet:

 Mbledhja e parë e Kuvendit Kombëtar të Përgjithshëm 15/28 të vjeshtës së tretë 1912

Kuvendi Kombëtar i përmbledhun prej delegatëvet të të gjitha viseve të Shqipëriës këtu në Vlonë, u hap sot në orën 4, pas dreke në shtëpinë e z. Xhemil Beut.

  1. Ismail Kemal Beu, si nisjatori i parë i mbledhjes, mori fjalën e u tregoi delegatëvet qëllimin e kuvendit, do-me thanë, që të përpiqen s’ bashkut e të marrin masat e nevojshme për të shpëtuar Shqipëriën nga rreziku i math ku ndodhet sot.

Si e kërkon rregulla e zakoni u nis pastaj vërtetimi i kartave të delegatëvet, emnat e të cilvet janë këta:

Nga Berati: Z. Z. Eljas Be’ Vrioni, Hajredin Be’ Cakrani, Xhelal Be’ Skrapari, Dut Karbunara, Taq Tutulani e Sami Bej Vrioni; ky i fundit pritet të vijë.

Nga Dibra: Z. Myfti Vehbi Efendiu.

Nga Durrësi: Z. Z. Abas Efendiu, Mustafa Agai e Jahja Efendiu, i cili pritet të vijë; e Z. Dom Nikoll Kaçorri nga Arqipeshkopit të Durrësit për të gjithë Shqipëtarët katholikë që ndodhen nën urdhënin e tij.

Nga Elbasani: Z. Z. Shefqet Be’ Daiu, Lef Nosi, Qemal Beu e Midhat Be Frashëri.

Nga Gjinokastra me telegram: Z. Z. Azis Efendiu, Veli Efendiu, Elmas Efendiu.

Nga Ipeku: Z. Z. Rexhep Beu, Bedri Beu, Sali Xhuka e Midhat Be Frashëri; këta  Z. Z. janë edhe delegatët e Gjakovës, të Plavës e të Gusinjës.

Nga Kruja: Z. Z. Abdi Be’ Toptani e Mustafa Asim Efendiu.

Nga Lushnja: Z. Z. Kemal Beu, Ferid Be’ Vokopola e Nebi Efendi Sefa.

Nga Ohri e Struga: Z. Z. Zyhdi Beu, Dr. Myrtezai e Nuri Efend Sojliu.

Nga Sh’ Jaku: Z. Z. Xhemal Beu, Ymer Beu e Ibrahim Efendiu.

Nga Tirana: Z. Z. Abdi Be’ Toptani e Murad Be’ Toptani.

Nga Vlona: Z. Z. Ismail Kemal Beu, Zyhni Efendiu, Aristidh Ruci, Kjazim Kokoshi, Jan Minga e Ekrem Beu.

Nga Kollonia e shqipëtarëvet të Bubureshtit: Z. Z. Dhimitër Zografi, Dhimitër Mbroja, Dhimitër Berati e Dhimitër Ilua: ky i fundit pritet të vijë.

 Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit

Pas vërtetimit të kartavet Z. Sali Xhuka mori fjalë e tha që, duke qenë që Korça ndodhet sot e qarkuarë nga ushtëria e nuk mund të dërgoj delegatë e duke që atdhetaria e Korçës asht e njohunë që ndodhen ndër mest t’ënë zotrinj Korçarë që janë të njohunë për atretariën e ‘tyne, kërkon që të pëlqehen si përfaqësonjës të Korçës Z. Z. Pandeli Cali, Athanas Floqi e Spiro Ilua. Mbledhja me plotësiën e zanavet e pëlqeu e e polisi këtë vendim.

  1. Mustafa Asim Efendiu kërkoi që edhe për Shkodrën që ndodhet në shtet ma keq se Korça, të pëlqehet si përfaqësonjës i z. Luis Gurakuqi, i cili ka qenë edhe në të tjera mbledhje kombëtare përfaqësonjësi i saj e që asht edhe një nga nisjatorët e mbledhjes së sotme. Kuvendi prapë me plotësië zanash polisi e pelqeu z. Luis Gurakuqin për përfaqësonjës të Shkodrës.

Nga Përmeti erdhi telegramë me të cilnë thohet se në qoftë se delegati i tij z. Veli Be’ Klisura nuk ka arrië edhe në Vlonë, ta zaan vendin e tij Z. Z. Syreja Bej Vlona e Midhat Bej Frashëri.

Erdhi edhe nje telegramë nga Z. Z. Hamdi Beu e Mustafa Barotçiu, me të cilën thonë se po vijnë edhe ata si delegatë t’Ohrit e të Strugës.

Si u mbaruan këto punë Z. Rexhep Beu e mori fjalën e tha që si kryetar i Kuvendit të sgjidhet z. Ismail Kelam Beu, si shkronjës i parë z. Luis Gurakuqi, e si shkronjës i dytë z. Shefqet Be Daiu: delegatët e pëlqyen këtë kërkim e emnuan të propozuarit me të përplasuna duarsh.

U-hap pastaj fjala mbi dhanëjen e zanavet e pas shumë bisedimesh u vendos që c’do ngastër (kaza) të ketë vetëm nga një za pa vënë ‘re numërimin e delegatëvet’.

  1. Mustafa Asim Efendiu kërkoi që të tregohet mirë çashtja e sotshme e Shqipëriës e gjendja e ‘saj përpara mendimit e qëndrimit t’Evropës.

Mori fjalën kryetari z. Ismail Kemal Beu e me një kuvendim të nxehtë, të lidhum e të arësyëshmë tha këto: Shqipëtarët, ndonse besnikë kurdoherë te Mbretëria Othomane, nuk emkanë harruar kurrë as gjuhën e as kombësiën e ‘tyre e prova ma e mira janë përpjekjet e kryengritjet që baan herë për herë e sidomos në këto katër vjetët e mbrame për të ruajtun te drejtaj e zakonet e veta. Qeverria Othomane nuk e vështroi kurrë inderreshtin e ‘saj e nuk e deshi kurrë t’u a shpërblenjë me të mirë shqipëtarëvet shërbimet e mëdha që i baan. Në kët kohë të fundit rrëfeu ndopak dëshirë që të mirëj vesh me komnin t’ënë, po prapë nuk vuni gjithë vullnetin e mirë e nuk mori gjitha masat e nevojshme për të paqësuar e për të kënaqur Shqipëtarët. Në këtë e sioër krisi lufta me të katër mbretëriët e Ballkanit, të cilat kërkonin përmirësimin e të drejtave të vllezërit e tyne një kombi e një bese.

Ma vonë e harruan qëllimin e parë, e pas që lufta u vajti mbarë, u-muarën vesh për copëtimin e ndarjen e mbretëriës e par edhe të Shqipëriës. Shqiptarët, të cilët kishin marrë pjesë në lufta ma fort se si ushtarë, si të zotë e vendit për të shpëtuar vehten e tyne kur paan se ushtria e Turqiës u-munt e se Mbretëria nuk munt të qëndronte ma, vrapuan të mirnin masat që koha kërkonte. Me këtë qëllim Z. e ‘tij Ismail Kelam Beu u nis nga Stambolli e, pas që u muar vesh edhe me Shqipëtarët e Bukureshtit, u nis për në Vjenë ku nisi marëveshjet e tija me ato Mbretërië të mëdha që kanë interesa ma të gjalla në punët e Ballkanit. Pas që nukë mbetej ma ndonjë shpresë për ta shpëtuar shqipëiën me armë e vetmja udhë shpëtimi ishte ndarja e Shqipëriës nga Turqia. Këtë mendim e këtë qëllim vuni përpara z. Ismail Kemal Beu; mendim e qëllim të cilët u pranuan me sympathi nga të gjithë Qeveriët e mëdha sidomos Austria e nga Italias. Vetëm Rusia munt të mbahet pakë si e ftohtë nga shkaku i sllavëvet, por edhe ajo nuk e mohon Shqipëriën e kombin Shqipëtar. Për të mbaruar këtë qëllim Z. E tij ftoj të gjithë Shqipëtarët të mblidheshin në Vlonë, e sot asht i gëzuar që thirrja e tij nuk vajti më kot, po nga të gjithë anët e Shqipëriës u dërguan delegatë, që te mendoheshin e të përkujdesëshin s’bashku për shpëtimin e Atdhut. Pas z. Ismail Kelam Beut masat ma të parat e ma të nevojshmet qe duhet të marrë sot kombi shqiptar, janë këto: Të bahet Shqipëria më vehte nën një Qeverriës të përkohëshme; të zgjidhet një Pleqsië për ndihmë e kontroll të  Qeverriës; të dërgohet një komision n’ Evropë për të mprojtun çështjen shqipëtare përpara Mbretëriëv të mëdha.

Të gjithë delegatët me një za i pëlqyen fjalët e Z. Tij Ismail Kemal Beut edhe vendosën që:

 Shqipëria të bëhet që sot e lirë e pavarur

Të përplasuna duarsh të panumëruara e të papushim e pritën këtë vendim; Mbledhja u-dërgua për tënesërmen e delegatët dualën jashtë të përshëndetin flamurin që u-grit në orën 5 ½ pas dreke.

Kryetar i Qeverriës së përkohëshme u-sgjodh Z. e tij Ismail Kemal Beu, nënkryetar Z. e tij Dom Nikol Kaçorri.

  Mbledhja e dytë, më 17/30, Vjeshtë e tretë 1912

   Mbledhja u hap në orën 3 ½ pas dreke. Nga delegatët mëngojnë Z. Z. Ferid Be’ Vokopola, Murad Be’ Toptani e Taq Tutulani. Si delegatë të ri erdhën Z. Z. Mehmed Pashë Dëralla, Isa Be’ Buletini, Ajdin Be’ Draga. Dervish Be’ Ipeku nga Kosova;  Sami Be’ Vrioni nga Berati; Dervish Be’ Elbasani e Mahmut Efendi Kaziu nga Peqini; e me telegram u emënua Ismail Beu nga Gramshi e nga Tomorrica.

   Si u këndua e u pëlqye proçes- verbali i mbledhjes së përparshme, shkronjësi z. Gurakuqi kërkoi që të mos nënshkruhet ditë për ditë po të lihen të gjithë për në funt; në këtë mënyrë edhe delegatët e ri që erdhën e ata që dot vinë përpara se të mbarohet kuvendi do të munt të shënojnë emnin e tyne nën këto shkresa të përkujtimshme. Të gjithë delegatët e pëlqyen e e pranuan mendimin e z. Gurakuqi.

  1. Asis efendiu kërkoi që z. Meksi të njihej si delegat i Tepelenës e z. Lef Nosi kërkoi që të njihej si delegat i Dibrës z. Sherif Efendiu. Mbledhja i pëlqeu me plotësiën e zanavet që të dy.
  2. Dervish Beu pyeti kryetarin e qeverriës së përkohshme se sa do të jetë numuri i ministrave e z. Ismail Kemal Beu tha se hë për hë mundt t’ emnohen vetëm këta: 1) ministri i punëvet të jashtme; 2) ministri i punovet të mbrendshme ; 3) ministri i ushtëriës e i siguriës së përbotshme; 4) ministri i kursimit; 5) ministri i drejtësiës; 6 ) ministri i mësimit e i punovet të përbotëshme.

 U vendos që sgjedhja e ministrave t’i lihet në dorë z. Kryetarit e që ministri të mos munt të rrëzohet gjer sa të mos mblidhet kuvendi tjatër i përgjithshëm për të themeluar qeverriën e reë.

 Shkronjësi z. Gurakuqi kërkoi që të hypet në pikën e dytë të programës, do me- thenë, të vihet në bisedim çështja zgjedhjes së Pleqëaiës e numurit i këshillëtarëvet.

Mbi këtë Z. e tij Ismail Kemal Beu propozoj që numuri i pjesëtarëvet të Pleqësiës të jetë prej dumbdhjetë vetash. Pastaj, duke qenë se ay, si kryetar i Qeverriës së përkohshme nuk munt të mbetet edhe kryetar i kuvendit. Kërkoj që të gjedhet një kryetar tjatër. Z. Gurakuqi propozoj për kryetar Z. Myfti Vehbi Efendinë. Midhat Be Frashëri. Kërkoj që sgjedhja e kryetarit e e nënkryetarit të bëhet me zana. Me plotësiën e zanatet u zgjodhën Z.Z. Myfti Vehbi si kryetar e Z. Lef Nosi si nënkryetar.

 U hap fjala mbi numurin e pjesëtarëvet të pleqësiës. Ca delegatë than që të pëlqehet fjala e kryetarit për numurin dumbëdhjetë, ca than që pjesëtarët të jenë tetëmbëdhjetë e ca të tjerë që të mbetet si pleqësië të gjithë delegatët.

U vendos që të vihet në votim numri i pjesëtarve të pleqësiës e i u-dha urdhër shkronjësit të këndojnë emnat e delegatëvet për votimin e haptë. Shkronjësi Z. Gurakuqi vuni re se duke votuar pas delegatvet e jo pas kazave po shtohet kundër vendimit të përparëshmë; po nukë u ndëgjua e votimi vajti përpara.

Për të gjithë votuan 4 vetë; për numurin 17 votuan 27 delegatë e për numurin 12 votuan 16 vetë. Mbeti pra që numuri i pjesëtarëve të ejtë tetëmbëdhjetë.

  1. kryetar i kuvendit tha që nesër mbledhja të hapet në orën 1, pas dreke, e z. Gurakuqi proponoi që rasha e punëvet të jetë kjo; 1) formimi i Ministerit; 2 Sgjedhja e Pleqësiës; 3 ) Sgjedhja e delegatëvet për në Evropë.

 Mbledhja e tretë, më 8. 1. 11. 1912

Mbledhja u hap në orën 2 pas dreke nën kryesiën e kryetarit Myfti Vehbi Efendiut.

Mëngojnë delegatët Ferid Be Vokopola, Z. Nebi Sefa e Z. Taq Gutulani.

Shkronjësi Z. Gurakuqi këndoi procesverbalin e mbledhjes së përparëshme, që u-pëlqye, pastaj luti delegatët të flasin me radhë, pse ndryshe shkronjësit nukë munt të bëjnë detyrën e tyne. Kërkoj edhe dy shkronjës të tjerë për ndihmë. e u zgjothën Z. Z. Mustafa Kruja e D. Berati.

Kryetari i qeverriës mori fjalën mbi prose- verbalin e vuni re se votimi mbi numurin e pjesëtarëvet të pleqësiës u ba kundër regullës pas që ishte vendar që zanat të jipen për ç’do kaza pa vënë re numurin e delegatëve.

  1. Midhat Be Frashëri tha se, passi votimi, u ba pa ndonjë kundërshtim, do me thënë se u rrëzua vetvetiu vëndimi i përparshëm.

Shkronjësi Z. Gurakuqi u përgjeq se ai si delegat, u kundërshtua duke thënë se votimi u bae kundër rregullës.

  1. Ismail Kemal Beu shtoj se, pas që nuk u pëlqye numuri dymbëdhjetë për pjesëtar të pleqësiës, munt të thohet se lindi një kundërshtim në mes të Qeverriës e të kuvendit.

Shumë delegatë muarën fjalën e shumë bisedime u baanmbi këtë çështje; ma në funt si nga ana e Qeverriës si nga ana e kuvendit u pëlqye mendimi i Z. Gurakuqit i cili tha se nuk munt të flitej për kundërshtim a mosbesim ndaj Qeverriës, pas që ndryshimi nuk ngjan mbi programmën e Qeverriës, po mbi një çështje pa randësië themellore.

  1. Ismail Kemal beu kërkoj që formimi i Ministerit të mbetej gjer sa të vinin edhe delegatët e tjerë.
  2. Aidin Be draga kërkoi që edhe e Pleqësiës të mbetej për pastaj.

U vendos që zgjedhjet të mos bëhen gjer sa të mos vijnë delegatët e Janinës, të Gjinokastrës, të Çamëriës e të Tepelenës.

U vendos edhe që njerëzit që do të dërgohen si Komision n’Evropë t’i sgjerë Ministeri.

  Mbledhja e katërt, më 20. 3. 11. 1912

  Mbledhja u hap në orën 2 p. m. nën kryesinë të Myfti Vehbi Efendiut

 Këndohet radhua e delegatëvet dhe gjendet se mungojnë Z.Z. Bedri bej Ipeku, ferid Bej Lushnja dhe Nebi Ef. Lushnja. Mëngon edhe Zotënia Jahja Dursi, po Z. E tij mori leje nga kryetari për këtë mungim.

Këndohet një telegrammë nga Kavaja, ku thotë se Kavajasit kanë zgjedhur për delegat Z. Addi bej Toptanin. Një telegrammë nga Tepelena thotë se, me që sheh Maksuti dhe Samiu Beu janë sëmurë, s’mundin të vijnë ndër kuvent si delegatë, prandaj ndë vend të atyre quajmë delegatë Z. Myfit bej Gjinokastrën dhe Z. Fehim Efen., kryetar i klubit të Janinës, Z. Z. Kristo meksi dhe Aristith Ruçin.

Sot ardhën delegatët e Gjinokastrës, emërat e të cilvet janë këto; Myfit Bej, P. Poga. Jan Papadhopullo, Hysen Ef. Gjinokastra dhe Veli Bej Klisura.

  1. Myfut bej gjinokastra kërkon fjalën e thotë se, me qenë se telegrafi me Çamëriën s’ punon është mirë të quhen, prej kuvendit. Delegat të kësaj krahine. Proponim i Z. Së tij pranohet me tërsinë e zanave, kështu pra bahen delegatë të Çamëriës. Z. Veli Gërra Reshadia, Vesel (Jakup Vesel) Margëllëçi, Aziz Tahir Ajdonati edhe Z. Rexhep demi nga Filati.
  2. Kryetar i mbledhjes proponon për delegat të Ipekut Z. Qerim beg.

 Duke kënduar letrën e Z. Jahja Ef. Dursit, i cili shkruan se le si ndërkëmbës Z. Abdi Benë, miren ndë bisedim çeshtja ndë ka apo s’ka të drejtë delegati që të lërë ndërkëmbës. Vendoset se këtë të drejtë mund t’a ketë delegati vetëm ahere kur shkruan asisoj ndë letrat e delegatit Letra e Z. Jahja Durësit s’i apin një të këtillë të drejtë prandaj kërkimi i Z. Së tij s’mori fund.

Kryetari i Qeverriës së Hëpërhëshme ngritet dhe tregon konditat që duhet t’i mbushnjë ministria që të kënaqë Evropën më një anë dhe Stambollë më tjatërën anë; duhen të jenë emra të njur ndër Shqipëri dhe jashtë shqipërisë. Pas kësaj Z. E tij qiti përpara një listë si projekt. Ndë këtë listë figurojnë këto emëra: Z. Z. mehmet Pashë tetova, Mffit be Gjinokastra, Aziz pasha, Vehbi Efendi, Abdi Be Toptani, Midhat Be frashri.

  1. Dud Karbunara ngrihet kundër faktit që ndë këtë listë s’gjendet as një i krishterë. Në këtë mënyrë flasin edhe Z. Z. Pandeli Cali, D. Berati dhe Qemal be Elbasani. Lista s; votohet dhe mbetet që të mbarohet kjo punë të nesërmen.

 Mbledhja mbyllet në orën 6 p. m.

   Mbledhja e pestë, më 21. 4. 11. 1912

  Mbledhja hapet me 2 p. m nën kryesinë e Myfti Vehbi Efendiut.

Nga 63 kongresarë mungojnë 6 veta; Z. Z. Ferid Be Lushnja, dervish Be Ipeku, Jahja Ef. Durësi, Jan Papadhopulli,

Nebi Ef. Lushnja dhe Taq Tutulani.

Lajmërohet se Delvina zgjodhi si delegat Z. Mehmet Ali PAshën; po sepse ky zotnië s’mund të vijë nga shkaku i shëndeti. kuvendi pranon si delegat të birin e Z. Së tij Avni Benë.

  1. Kryetar këndon urdhnin të ditës; I) të sgjedhunit e ministravt, II) të sgjedhunit e Pleqsiës.

Zotënia e tij Ismail Beu shtron përpara kuvendit një mënyrë të re për zgjedhjen e ministrave. Fuqiën që e kam unë në këtë çështje j’a le kuvendit, thotë Z. E tij. Kuvendi le të sgjedhë tetë veta, jo shtatë siç kishim thënë, që të jenë katër të krishterë e katis musulmanë. I lutet kuvendit ta pranojë këtë mënyrë, të mos merret me fjalë shumë, po ta mbarojë këtë punë një çast e më shejtë.

 Disa delegatë flasin kundër këtij propozimi dhe kërkojnë që para kryeministrit t’i mbetet kjo barrë. Me gjithë që më të shumtit folës ngrihen kundër kësajmënyr, më së fundi mbetet që t’i sgjedhë kuvendi ministrit.

Votuan 5 veta: Z. Z. L. Gurakuqi, fitojë 54 vota. Myfit Be Gjinokastra 52, Mehmet Pashë Tetova 42, Abdi Bë Toptani 34, midhat Be Frashëri 35, Pandeli Cali 22 Pjetër Poga dhe K. Meksi nga 21. Lef Nosi 20, sami be Vrioni 15, Myfti Vehbi efendiu deh Dud Karbunara nga 14. Murat Be Toptani 13, Eqrem be Vlora 10. Jan Papadhopullo 8, dhe Iljas be Vrioni 7, fundi D. Zografi 6.

Nga këta zotërinj proklamohen të sgjedhur pesë veta, të partë që kanë një numur votash më të madhë se gjymsa, do me thënë ata që kanë përmi 28. fitojnë. Pra, në këtë votim vetëm Z. Z. Myfit Beu, L. Gurakuqi, Mehmet Pasha, Abdi Beu dhe Midhat Beu. Të dymbëdhetë emërat që vazhdojnë pas këtyre, duke mos pasur numurin votash të domosdoshmë viren përsëri ndë votim.

Ndë këtë të dytin votim zërat u ndanë kësisoj: Z.Z. P. Poga fitoj 40 zëra, Pandeli Cali 39, Lef Nosi 37, K. Meksi 19, Dud Karbunara 16, Eqrem beu 2 Myfti Vehbi Ef dhe D. Zografi nga 1. Quhen të zgjedhur tre të partë që fituan më shumë se gjysmën e votave (28).

Përpara se të fillohet votimi për të zgjedhur këshillonjësit, Z. D. Berati i lutet kuvendit, që të mbarohet kjo zgjedhje me një votim, domethanë, të quhen të sgjedhun ata që do të kenë vota më shumë.

Propozimi i Z. Së ‘tij pranohet dhe sakaq, nios votimi. m zërt u ndanë në këtë mënyrë. Z. Z Iljas Be Vrioni pat 55 zëra, sami B. Vrioni 54, dud Karbunara 48, Mustafa Asim Kruja 42, Murat Be Toptani 42, Eqrem Be Vlora 40, Myfti vehbi Ef. Dhe K. Meksi nga 39, D. Berati 38, D. Zografi dhe Bedri be Ipeku nga 35, Sali Gjuka, Veli Be Klisura dhe Hajredin Be Cakrani nga 32 Xhelal be Skrapari dhe Shefqet Dajiu nga 30, Dervish Be elbasani 29, dhe fundi, Ajdin Be Draga me 27. midis atyre që s maar dot aqë zëra sa duheshin që të gjedhen po gjithë që patën më shumë se 10, janë Z.Z. Veli Ef. Gjinokastra dhe Zenel Be Peja nga 24 Rexhep Be Peja, Isa Boletini dhe Azoz Ef. Gjinokastra patën nga 23, Zihni Ef. Vlora 21, Jan Minga 20, Qenal be Elbasani 19, Aristith Ruci e Th. Floqi 14, Qazim Kokoshi, Jan Papadhopullo nga 13, Qerim be Ipeku dhe Riza Be Jakova nga 11. njëmbëdhjetë delegatë të tjerë fituan që më 10 zëra e poshtë.

 Mbledhja e gjashtë, më 23. 6. 11. 1912

 Mbledhja u hap në orën 2 p.m. nën kryesinë të Myfti Vehbi Efendiut.

Nga delegatët mungojnë Z.Z. Azis Gjinokastra, Abdi Be Tirana, Aristith Ruci, Jan Papadhopullo, D. Zografi. D. Mborja, dervish Be Ipeku, Ferid Be Vokopola, L. Gurakuqi, Jahja Durësi, Isa Be Buletini, Dom N. Kaçori, Lef Nosi, Myfid Be Gjinokastra, Midhat Be Grashëri, Mehmet Pashë Tetova, Nebih SefaPandlei cali, P. Poga, Qaim Kokoshi, Qerim Be Ipeku, spiro ilo, Taq Tutullani, TH. Floqo, Zihni efendiu dhe Zenel Be Ipeku.

  1. shkronjësi Shefqet Daiu, hapi fjalën duke i kërkuar mbledhjes t’i sgjedhë ata njërës që duhet ta mprojnë çështjen shqiptare përpara Evropës. Përgjigjet Z. Kryetar i Qeverisë, dhe thotë se kjo punë ka mbetur ndë barrrë të Qeverisë, e cila punon pa rreshtur për me i dhënë një funt të dobishën dhe të shkëlqyeshëm.

Vendoset që Qeverria të ketë liri të plotë ndë këtë çështje.

  1. Ismail Beu thotë se Qeverria hëpërhëshme ka ndër mënt të japë dhë falje për të gjithë të dënuarit që gjenden ndë për burgjet e shqipërisë, passi të miret vesht nga auktorit të gjithë krahinave shqiptare.
  2. Mustafa Asim Kruja pyet: Si do të mbushe sërish numuri i pleqve ahere kur plotësia do të prishet me ndonjë afrë mënyre? Përgjigjet Z. Shkronjës D. Berati, duke thënë se ndë vendet të liar të këshillës duhet të viren ata që do të ishin aher kur të mos gjendeshë afre ay që zgjodh prej kongresit, domethënë ay që vjen pas ati që u zgjodh me vota më të pakta nga të tjerët.

Vendoset ky proponim me tërsinë e zërave. Fjala mbyllet duke u vendosur që, me qenëse Qeverria tashi zuri një veprim të rregullshëm, kongresi të mbajë edhe dy ditë.

  Mbledhja e shtatë, më 24. 7. 11. 1912

 Mbledhja hapet në orën 2 p. m. nën kryesinë të Myfti Vehbi Efendiut.

 Nga delegatët mungojnë Z. Z. Thanas Floqi, Isa Be Buletini, Riza Be Gjakova, Zenel Be Ipeku, Qerim Be Ipeku, Ferid Be Vokopola, Azis Gjinokastra, Nebi Sefa dhe Taq Tutulani.

Lajmërohet të ardhurit e delegatëve të Ohrit, Hamdi Beu dhe Dervish Hima; nga Starova Z. Hajdar Blloshmi dhe Mustafa efendiu edhe nga Mati Z.Z. Ahmet Muhtar Beu dhe Kurt Agai.

Nga këta zotërinj edhe s’kanë ardhur në mbledhje Z. Dervish Hima e Hajdar Blloshmi.

  1. Meksi hap fjalën duke i kërkuar kryetarit ta mbyllë kongresin dhe për së dyti, ta 135quaj barrën dhe emërimin te delegatëve. Quhemi deputatë, këshillonjës, senatorë? Formojnë këta 18 veta një ‘Senat” Conseil d’ Etat a tjetër gjë? Kështu thotë z. Sami Vrioni, Z. Murad Be Toptani flet gjith në kët mënyrë.
  2. kryetar i Qeverriës së hëpërhëshme u përgjigjet gjithë këtyre Zotëronjve duke u thënë se këto sende që do z. Meksi të vendosen sot, kanë marrë funt që ditën e zgjedhjes së Pleqësisë. Që ahere u tha se kjo Pleqësi, porosi “Mandatareja”, ndërkëmbësja e kuvendit do të bashkëpunojë me Qeverrinë të hëpërhëshme, do ta kontrollojë dhe ta këshillojë kur të jetë nevoja.

Ndë këtë mënyrë flasin edhe Z. Gurakuqi, Kaçorri dhe Shefqet Daiu. Z. Mustafa Kruja, çel një çështje e cila rrjeth prej së parës, kanë të drejtë këshillonjësit, thotë Z. e ‘ti ahere kur s’u pëlqenë ndonjë send ndë punë të ministrit, t’i kërkojë hesap dhe, poo të mos dëgjohet t’i a marrin ministrit fuqinë?

  1. kryetar i Qeverriës, flrt kundër këti mendimi, dhe duke thënë se këto fjalë sikur diftojnë se kuvendi s’ka besim të plotë te Qeverria në “çështjen e besimit;” ka apo jo kuvendi besim të plotë ndë veprimet e Qeverrisë? Të gjithë përgjigjen po!

 Vendoset pra, se Pleqësia, sot për sot, s’munt të punojnë pas një programi hollësirash, sepse një program i tillë s’munt të bëhet se s’munt të dimë ç’na sjell dit’ e nesërme.

Vendoste se Pleqësia s’ka të drejtë të rëzojë një ministër.

  1. K. Meksi i pakënaqur me këto vendime s’munt të punojë pa programë dhe kërkon t’i pranojë lejen.
  2. kryetar i Qeverisë, i lutet z. Meksi ta marë prapë lejen dhe kuvendit të mos ia pranojë kërkesën.

 FUND

Kontrolloni gjithashtu

Prof. dr. Sabit Syla & Prof. dr. Hamit Kaba: DOKUMENTE BRITANIKE PËR DEMONSTRAT E VITIT 1981 NË KOSOVË – X

-112- Për përdorim të kufizuar J C R Gray Esq                                                                                           Ambasada britanike FCO                                                                                                                     Beograd I …